BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Basha përjashton zyrtarisht Berishën, nuk dërgon emrin e tij në Kuvend dhe shuan përçarjet në PD, deputetët lënë në baltë ish-kryeministrin

Basha përjashton zyrtarisht Berishën, nuk dërgon emrin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përjashtuar zyrtarisht Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD. Dje në Kuvend u votuan grupet parlamentare dhe në shkresën që Alfred Rushaj ka dërguar në Parlament nuk figuron Sali Berisha. Ky i fundit në formularin që ka plotësuar është shprehur se është pjesë e grupit të PD, por kjo nuk është marrë parasysh, pasi kreu i grupit demokrat Rushaj nuk e ka konfirmuar. Tashmë Berisha rezulton si deputet i pavarur dhe mundtë themi zyrtarisht se është përjashtuar nga partia. Ndërkohë Basha ka pasur dje dy takime me të vetët, duke hedhur një tjetër hap kundër paraardhësit. Pasi u shpjegoi strukturave drejtuese arsyet përse mori vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat, ish-kryeministrin Sali Berisha, dje kryedemokrati Basha ka nisur lëvizjet për të sfumuar “aksionin” e ish-liderit demokrat. Ditën e djeshme zoti Basha ka zhvilluar dy mbledhje me deputetët demokratë, ndërsa të parët që kanë qenë në takim kanë qenë të besuarit e tij, të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, Alfred Rushaj, Gazment Bardhi, Tomorr Alizoti, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, Jorida Tabaku e Agron Gjekmarkaj. Gazeta ka mësuar se kryedemokrati Basha ka kërkuar nga bashkëpunëtorët e tij, që mesazhi i tij se nuk kishte zgjidhje tjetër për Berishën, të përcillet edhe në opinionin publik. Madje, sikundër theksuan të njëjtat burime mësohet se në mbledhjen që zgjati rreth 1 orë e gjysmë gjatë paradites së djeshme, shefi i demokratëve ka mandatuar deputetët Alibeaj, Rushaj, Bardhi, Alizoti, Këlliçi, Salianji, Tabaku dhe Gjekmarkaj që të mbajnë peshën kryesore në debatin mediatik për situatën në PD dhe vendimit për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar demokrat. Pra, në kushtet kur Berisha ka paralajmëruar nisjen e një aksioni kundër tij, kryedemokrati Basha iu ka dhënë urdhër deputetëve të tij besnikë që bindin demokratët se përjashtimi i ish-kryeministrit ishte veprimi i duhur.

Zbardhen detajet nga mbledhja e grupit të PD

Por përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat ka qenë edhe pjesë e debatit dhe diskutimit në mbledhjen tjetër që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi dje pasdite, pak minuta para se të niste seanca parlamentare. Gazeta ka mësuar detaje nga ky takim, ku mësohet se kryedemokrati Basha ka porositur deputetët e PD që të bindin demokratët dhe strukturat se përjashtimi i Berishës, sipas tij, ishte veprimi i duhur dhe që është në dobi të Partisë Demokratike, pasi në të kundërt ndaj këtij subjekti politik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmerrnin sanksione të forta. Pra, përmes këtyre lëvizje, Basha po “minon” rrugën e Berishës, për të përçarë PD-në. Ndërkohë pas takimit me liderin demokrat, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj theksoi dje gjatë një prononcimi për mediat se kryedemokrati Basha nuk kishte shteg tjetër përballë kërkesës së Departamentit Amerikan të Shtetit, sa i takon fatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Më të lexuarat