Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha pret John Kerryn, shoqërohet nga 4 deputetë, mungon Berisha: T’i japim fund oligarkisë në pushtet

 Basha pret John Kerryn, shoqërohet nga 4 deputetë, mungon Berisha: T’i japim fund oligarkisë në pushtet

Postuar: 14/02/2016 - 12:52

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, është takuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha, pas takimeve që pati në Kryeministri me ministrin e Jashtëm Bushati, si dhe kreun e qeverisë Rama.
 
Takimi i kryediplomatit amerikan me kryeopozitarin shqiptar është zhvilluar në ambientet e Hotel “Rogner”, teksa Bashën e kanë shoqëruar edhe disa prej deputetëve demokratë, duke nisur me kreun e grupit parlamentar, Edi Paloka, me nënkryetarin e partisë, Edmond Spaho, si dhe Jorida Tabaku e Aldo Bumçi, ndërsa Berisha nuk ka qenë i pranishëm.
 
 “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj këtyre veprave, siç ishte rasti i dekriminalizimit, që nuk do të ishte përfunduar me sukses pa mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të tjera sfida na presin përpara, në të cilat po kontribuon jashtë mase edhe SHBA, për të pasur një të ardhme më pranë BE-së jo vetëm për ne, por për të gjithë rajonin. Çështja kyçe e demokracisë shqiptare është edhe ajo e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, për të cilat PD kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve, për t’i realizuar në mënyrë sa më reale. I jam mirënjohës Sekretarit Kerry që ndau kohë për të diskutuar me opozitën shqiptare, e cila do të japë gjithçka mundet për t’i hapur rrugë një demokracie pjesëmarrëse dhe për t’i dhënë fund oligarkisë në pushtet”, tha Basha.
 
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 07:07

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu dhe 9 protestuesve të tjerë.

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që s

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At