BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Politike

Basha pret kryediplomatin grek: Zgjidhja e çështjes së detit duhet të bëhet përmes…

Basha pret kryediplomatin grek: Zgjidhja e çështjes së detit

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias kishte rezervuar një takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai ka shprehur edhe njëherë bindjen se zgjidhja e marrëveshjes për detin mes dy vendeve duhet të vijë përmes gjykatave ndërkombëtare.

Basha i ka bërë me dije ministrit grek domosdoshmërinë e abrogimit të ligjit të luftës.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.
Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Basha.