Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha: Rama nuk shkëputet dot nga paratë e drogës, PD do vazhdojë të denoncojë politikën kriminale

Postuar: 12/08/2017 - 09:59

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas alarmit që ngriti shefi i Antimafias italiane, Franko Roberti, për rrezikun e drogës shqiptare në Itali. Lulzim Basha bëri përgjegjës direkt kryeministrin Edi Rama për këtë situatë. Ai akuzoi Ramën se nuk do të shkëputet kurrë nga droga, por do të vazhdojë të përdorë paratë e drogës për të fuqizuar pushtetin e tij personal dhe për të blerë e manipuluar opinionin publik.

Basha deklaroi se PD do të vazhdojë të luftojë pa kompromis politikën e drogës. Ai i bëri thirrje të gjithë opinionit publik që të reagojnë për këtë situatë. “Shefi i Antimafias Italiane, Franko Roberti, i ka rënë edhe një herë këmbanave të alarmit për rrezikun që droga shqiptare po i sjell Italisë, duke fuqizuar krimin e organizuar që ka çuar në përplasje mes grupeve rivale mafioze që kërkojnë kontrollin e rrugëve të drogës nga Shqipëria. Tashmë prodhimi kryesor i Shqipërisë, eksporti kryesor i Shqipërisë dhe marrëdhënia kryesore që Shqipëria ka me botën është droga. Droga shqiptare është tashmë kërcënim serioz për rendin në Itali dhe vend të tjera europiane.

Edi Rama nuk do të shkëputet kurrë nga droga, përkundrazi, do të vazhdojë të përdorë paratë e drogës për të fuqizuar pushtetin e tij personal dhe për të blerë e manipuluar opinionin publik”, shkruan Basha në Facebook. Ai thotë se duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të ndalur situatën e drogës.

“Partia Demokratike prej katër vjetësh ka paralajmëruar për gjendjen dhe pasojat e pritshme të drogës, ka denoncuar politikanët dhe kriminelët e lidhur me drogën, ka ndërmarrë nisma ligjore kundër futjes në politikë të njerëzve të lidhur me drogën dhe krimin. Por përpjekjet e saj nuk mjaftojnë nëse media, shoqëria civile, intelektualët, biznesi dhe vetë qytetarët nuk reagojnë. Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë pa kompromis politikën e drogës, por është detyra e çdokujt që kërkon një shoqëri pa drogë dhe një të ardhme të sigurt të reagojë dhe veprojë për të krijuar së bashku një front kundër drogës dhe politikës së drogës”, thotë Basha.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2017 - 18:15

Të shtunën më datë 26 gusht do të mbahet një takim joformal mes kryeministrave të Ballkanit perëndimor.

Postuar: 22/08/2017 - 17:58

Partia ZGJIDHJA, e drejtuar nga Koço Kokëdhima në një postim në “Facebook” deklaroi se thirrja e autoriteteve holandeze për ndërprerjen e lëvizjes së lirë për shteta

Postuar: 22/08/2017 - 15:36

Burime nga selia e Kryeministrisë tregojnë se është përfunduar struktura e qeverisë së re, e cila mesa duket do të ketë disa bashkime të ministrive aktuale.

Postuar: 22/08/2017 - 14:07

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli, zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Dedë Prenga si dhe përfaqësues të lartë

Postuar: 22/08/2017 - 13:55

Në një takim zhvilluar me drejtorët vendorë të Policisë, shefat e Komisariateve dhe të stacioneve policore, si dhe me drejtorët rajonalë të kufirit dhe migracionit, drejtori i p

Postuar: 22/08/2017 - 13:39

Partia Socialiste do të mbledhë të dielën, më 27 gusht, Asamblenë Kombëtare, organi i dytë më i lartë vendimmarrës mes dy kongreseve.