Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha reagon ashpër: Drama dhe lotët e maturantëve, janë rezultati i një pseudoreforme

Postuar: 07/09/2016 - 15:38

"Drama dhe lotët e maturantëve sot janë rezultati i një pseudoreforme që ka rënë që në nisje. E pompoi me të madhe Edi Rama por prodhoi padrejtësi.

Mijëra 18 vjecarë, të prerë në besë, të cilët në vend që të ishin duke u bërë gati për momentin më të rëndësishëm të jetës, sot kanë një barrë tjetër nga Edi Rama, sepse janë lënë në rrugë, nuk e dinë ku do shkojnë, shohin se mesatarja e tyre e shkëlqyer papritur përfundon në mesatare të ulët.
Kjo është reforma e Edi Ramës, që hedh poshtë mundin, talentin, punën e madhe, studimet e disa viteve, me një të rënë të lapsit.
Si rasti i maturantes nga Shkodra me medalje ari, fituese e olimpiadave kombëtare, e cila e sheh sot veten jo-fituese në cdo universitet që ka aplikuar.
Apo maturantja e përlotur në zyrën e ministres së Ramës, Linditës anti-dije, anti-arsim, që i ndërpret paturpësisht dhe fjalën.
Edi Rama nuk u dha kohë të mjaftueshme maturantëve për të zgjedhur, lista fillestare nuk është e shpallur, ska transparencë, ka krijuar shtigje për të futur tarafin e vet në shkollë të lartë. Abuzimi me kriteret e mesatares është në fakt dera e hapur për një korrupsion masiv të trafikimit të vendeve në universitet. Këto janë rezultatet dramatike të asaj që u nis keq që në fillim sepse qëllimi i Edi Ramës nuk ishin dhe nuk janë studentët, dija, auditori, por kapja e universitetit, kapja e rektorëve, nëpërmjet bordit të administrimit. Bordi i administrimit nuk është gjë tjetër vecse dora e zgjatur e Edi Ramës që ka marrë sot autonominë, financat, cdo burim universiteteve, vendos ku do shkojnë fondet, sundon rektorët e pedagogët.

Kjo dramë kombëtare, ka zgjidhje.
Shkarkimi i menjëhershëm i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Shpallja e plotë e listave, nga i pari maturant tek i fundit, transparencë totale, e menjëhershme, sot.
Frenimi i regjistrimit dhe publikimi i kritereve.
Kërkojmë që KLSH të nisë menjëherë një auditim të plotë të procesit.
Ne faqen zyrtare të Partisë Demokratike eshte ne funksion aplikacioni ku cdo maturant mund të denoncojë rastin e tij, dhe ne do ta ndjekim. 

http://www.pd.al/trego-rastin-tend/
Te dashur maturantë, jemi ne krahun tuaj dhe prinderve tuaj. Se bashku te luftojme që e drejta e juaj, mundi dhe sakrifica juaj te mos neperkemben, të mos dhunohen. Se bashku nuk do ti lejojme ta derrmojne rinine e tja vjedhin te ardhmen. Kauza juaj do të cohet deri në fund", shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 22:45

Teksa nuk la diplomat të huaj në Tiranë pa sulmuar sepse sipas tij shfaqin njëanësi dhe përkrahje të Ramës, presidenti Ilir Meta dënoi “sulmin” e tyre të përbashkët ndaj Macronit, sa i takon negociatave.

Postuar: 18/11/2019 - 22:45

Andi Bushati tha se presidenti Meta mund të bënte një shërbim më të mirë në qoftë se do të jepte

Postuar: 18/11/2019 - 22:35

Analisti Eduard Zaloshnja bëri deklaratën e fortë ku tha se presidenti Ilir Meta po dekreton zonj

Postuar: 18/11/2019 - 22:25

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të me

Postuar: 18/11/2019 - 22:19

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me qëndrimin e tij ndaj ambasadorëve që vijnë në Shqipëri

Postuar: 18/11/2019 - 22:14

Presidenti Ilir Meta duke folur për për Gjykatën Kushtetuese tha se do të rikthejë besimin tek re