Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha refuzon PPE pas rezolutës që i kërkonte të futej ne zgjedhje, kundër ndërhyrjes së ndërkombëtarëve për arritjen e dialogut

Postuar: 16/04/2017 - 08:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka refuzuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vendi. Dje Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri, Edi Rama ranë dakord që të kërkojnë ndërhyrjen e PPE dhe euro komisionarit Johannes Hahn, për të gjetur gjuhën e dialogut me opozitën. Por nuk kanë gjetur mbështetjen e duhur nga lideri demokrat, sa i takon ndërhyrjes së Partive Popullore Europiane. Qëndrimi i Bashës vjen në një kohë kur në fund të marsit, PPE doli me një rezolutë, e cila kërkonte futjen e PD-së në zgjedhje dhe parlament. Pikërisht ky fakt duket se e ka trembur liderin demokrat , pasi duke u bazuar tek rezoluta edhe vetë kreu i PPE do të kërkoi të njëjtën gjë. Në fjalën e tij nga çadra, Basha deklaroi se koalicioni i majtë, së pari duhet të zgjidhi punët brenda vetes sepse me Partitë Popullore Europian, ka kush komunikon. Ashtu sikurse këmbënguli edhe një herë tjetër në krijimin e një qeverie teknike. “Meqë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i paskan zgjidhur punët me njëri-tjetrin dhe paskan dalë me platformë që do i kërkojnë PPE-së të ndihmojnë negociatat po ju them. Kërkojeni ku të doni, por pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kështu që sa më shumë kohë i vidhni shqiptarëve aq më e rëndë do të jetë fatura për vendin, por ju siguroj nga thellësia e shpirtit se do të bëj gjithçka që pjesën kryesorë të kësaj fature ta paguani ju përgjegjësit e kësaj situate. Lërini demagogjitë, zgjidhni një herë punët me socialistët tuaj, se një pjesë e dinë që jeni të inkriminuar, një pjesë që i çoni zhagen, prapë se prapë nuk ju ndihmojnë dot, se me Partinë Popullore Europiane ka kush flet. Se me PPE nuk zgjidhen me zhage punët siç i zgjidhni në familjen tuaj. Nuk zgjidhen në PPE punët ashtu”, nënvizoi Basha.

Qeveria teknike është domosdoshmëri

Ndërkohë në vazhdimi të retorikës së tij, lideri demokrat u shpreh se kishte besim të verbër tek binomin ‘Rama dhe Meta’, pasi sipas tij ai çift, nuk ishte as më shumë e as më pak se sa një çift demagogësh. Teksa i akuzoi ata se ishin të lidhur kokë e këmbë me krimin. Megjithatë theksoi se ishte i hapur për dialog, objektivi i të cilit duhet të ishte qeveria teknike, e cila do të siguronte zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Nga kjo situatë mund të dilet vetëm me një zgjidhje, e cila këput lidhjet e qeverisë me krimin, pastron Kuvendin dhe shtetin nga kriminelët, lufton kultivimin e drogës dhe garanton organizimin e paanshëm të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këto objektiva nuk mund të përmbushen nga qeveria dhe kryeministri që i shkaktoi në mënyrë të vetëdijshme problemet. Qeveria që kemi është e inkriminuar deri në rrënjë dhe duhet të shkulet me rrënjë, kryeministri e çdo ministër i saj duhet dhe do të largohet. Zgjidhja e vetme për krizën është qeveria teknike. Çdo përpjekje për ta shmangur zgjidhjen nga qeveria teknike është vjedhje e kohës së shqiptarëve. Ndaj bashkë udhëheqësit e qeverisë duhet të lënë demagogjitë dhe shfaqjet teatrale. Duhet të pranojnë dialogun e vërtetë: dialogun për krijimin e qeverisë teknike dhe organizimin prej saj të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha. 

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë