BREAKING NEWS

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë
x

Politike

Basha replikon me Ramën: Qindra njerëz janë nën ujë, qeveria asnjë masë për investime, kryeministri bën propagandë duke mashtruar

Basha replikon me Ramën: Qindra njerëz janë nën ujë,

Pas konferencës për shtyp të kryeministrit Rama me ministrat Peleshi dhe Ekonomi, reagoi kryedemokrati Lulzim Basha. Kreu i PD-së u shpreh se shumë qytetarë janë duke vuajtur për ujë të pijshëm, ushqime dhe medikamente e megjithatë qeveria e sheh këtë si një mundësi propagande. Sipas tij, Rama mundohet të bëjë propagandë duke gënjyer dhe mashtruar. “Gjatë ditëve të kaluara kam qenë bashkë me bashkëpunëtorët e mi me disa prej jush në disa prej zonave të përmbytura, e kemi parë me sytë tanë dëmet e mëdha që janë shkaktuar, vështirësitë e mëdha që po kalojnë njerëzit. Edhe sot që flasim qindra, mijëra banorë, mijëra familje janë nën ujë. Shtëpitë e tyre janë në prani të ujit, janë të rrethuara nga uji, janë me mungesa të mëdha të ujit të pijshëm, të ushqimeve, medikamenteve. Vuajnë për aksesin për të dalë nga shtëpitë apo të çuar të sëmurët në spital. Janë pa medikamente dhe nuk po flas vetëm për zonën e Shkodrës, por po flas edhe për zonat rreth e qark Tiranës, Durrësit dhe të gjithë ultësirën Perëndimore. Ndërkohë kjo është e vetmja qeveri në botë që fatkeqësinë e shikon si mundësi për propagandë. Po mundohet të bëjë propagandë duke gënjyer e mashtruar”, u shpreh kryedemokrati.

Akuzat e Bashës

Basha tha se së bashku me kryetaren e Bashkisë Shkodër, po përpiqen t’u qëndrojnë afër qytetarëve të prekur nga përmbytjet. Ai akuzoi kryeministrin Rama se sipas tij është duke gënjyer për përmbytjet e ditëve të fundit në Shkodër, pasi ato erdhën nga kaskada jo nga shiu. Basha u shpreh se Rama është fajtor për përmbytjet e megjithatë kërkon të bëjë fajtorë të tjerët. “Jemi përpjekur të bëjmë gjithçka. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ndonëse në rrethim politik po përpiqet të bëjë gjithçka bashkë me punonjësit e saj. Ne jemi përpjekur të bëjmë gjithçka dhe do të vazhdojmë për t’iu qëndruar pranë këtyre njerëzve. Ulen dy orë dhe njeriu që ka 8 vjet kryeministër, 8 vjet përgjegjës për këtë vend, na tregon historikun e rrethjeve në 20 vitet e fundit. Në fakt gënjen se e di e gjithë Shkodra që ka ditë që nuk bie shi dhe përmbytja ka ardhur nga kaskada. Njerëzit janë nën ujë dhe ky u thotë nuk shihni investimet që kam bërë unë. Njerëzit janë përmbytur dhe ky vazhdon t’ju vërë fajin të tjerëve. Të gjithë e dinë që përmbytja në Shkodër ka ardhur nga kaskada e Drinit”, tha Basha. Ai u bëri thirrje të gjithë strukturave përkatëse të ndihmojnë këdo që është në nevojë. Sipas tij duhet marrë një mësim nga qeveria e sotme, që të bëhet i mundur ndryshimi dhe të vijë në krye një qeveri që mendon për njerëzit. “Vazhdoj t’u bëj thirrje gjithë strukturave tona, të bëjnë ç’është e mundur për t’i ndihmuar njerëzit dhe shpresoj që edhe ky mësim i sotëm i një qeverie dhe një kryeministri të mbytur në dështime, do të mundësojë që 25 prilli të jetë dita e një ndryshimi të madh dhe rrënjësor, dita kur të kemi një qeveri që të mendojë për njerëzit, si në ditë të mira ashtu edhe në ditë të këqija”, u shpreh kryedemokrati.

Kryemadhi përfshihet në debat

Në debatin mes Ramës dhe Bashës për përmbytjet është përfshirë edhe Monika Kryemadhi. Në një postim në rrjetin e saj social Facebook, Kryemadhi shkruan se një qeveri e paaftë di vetëm të justifikohet. Sipas saj të gjitha krizat që vendi është duke kaluar janë vetëm pasojë e keqqeverisjes së Ramës. “Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja u shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! 25 prill 2021”, tha Kryemadhi.