Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha rrezikon deri në 7 vite burg, deputetët socialistë e ironizojnë: Mos ka qenë në gjumë, mbase nuk shpëton me raport mjekësor (Ndërsa reagimi i Xhafajt nuk pritej)

Postuar: 09/11/2019 - 12:27

4 deputetë dhe figura kryesore të PS-së reaguan ndaj çështjes së dërgimit në Gjykatën e Tiranës së Lulzim Bashës si i pandehur për falsifikim e dokumenteve të lobimit rus të dyshimtë në selinë blu.

Ulsi Manja, Vasili Hysim Ervin Bushati dhe Fatmir Xhafaj dhanë për Report TV secili përgjigjen e tyre për çështjen e bujshme pas përfundimit të takimit ‘’Ti Zgjedh’’ që procedon me mbajtjen e zgjedhjeve të Kongresit të PS-së në 16 nëntor.

‘’Çdo person është përgjegjës për sjelljet e tij’’, shprehet Vasilika Hysi.

Ervin Bushati, Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj ironizuan kreun e PD-së.

‘’Unë besoj tek patriotizmi i Bashës. Ka qenë përgjumësh. Varet nga orari kur ia kanë treguar kontratat e lobimit’’, thekson Bushati.

‘’Uroj që këtë herë të mos i shpëtojë drejtësië raporti mjekësor’’, tha Manja duke e lidhur me çështjen e autostradës së Kombit, kur Basha (atë ish-ministër i Transportit) u thirr në gjyq.

‘’Vetëm për Bashën mos më bëni pyetje se nuk ia vlen’’, reagon Xhafaj.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës vendosi mbylljen e hetimeve për financimin e dyshimtë rus të PD-së në zgjedhjet e 2017-ës duke kërkuar që të thirren si të pandehur Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Por, vetëm 2 nga 3 prokurorët e çështjes kanë firmosur kërkesën që këta 3 përfaqësues të PD-së të thirren në gjyq, ndërsa kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj u shpreh se dosja nuk është dërguar në Gjykatën e Tiranës, pasi duhej të firmosej nga 3 prokurorë, jo dy.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 23:58

Pasi vizitoi të gjitha ambientet e impiantit të ri, kryeministri Rama shkëmbeu disa batuta me lojtarët e Kombëtares. Ai i ftoi ata që të japin gjithçka në fushë pavarësisht rezultatit në fund të ndeshjes.

Postuar: 16/11/2019 - 23:58

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka gati padinë dhe paralajmëron se do të bëjë të hënën kallëzim

Postuar: 16/11/2019 - 23:08

Inaugurimi I stadiumit Arena Kombëtare ditën e diel në ndeshjen kundër Francës po bën jehonë përt

Postuar: 16/11/2019 - 22:30

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili, nuk është përmbajtur aspak me fjalorin që ka përdorur ndaj krye

Postuar: 16/11/2019 - 22:05

Ish-presidenti, Bamir Topi thotë se edhe kësaj here, pavarësisht lodhjes, zgjidhja do të vijë nga

Postuar: 16/11/2019 - 21:53

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar kombëtaren shqiptare të futbollit një ditë para de

Postuar: 16/11/2019 - 21:38

Ish-presidenti, Bamir Topi tha se pavarësisht përplasjeve të cilat kanë sfond të pasur politik, b