Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha: Shqipëria, vendi ku pastrohen paratë e krimit të drogës

Postuar: 14/11/2017 - 12:59

Kryetari i PD, Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet për pastrimin e parave të drogës.

Sipas Bashës, raportet ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë në vendin ku pastrohen paratë e krimit të drogës. 

Basha: "Shqipëria është vend i pastrimit të parave, vendi ku banka kryejnë transaksione të konsiderueshme nga të ardhurat e trafikut ndërkombëtar të narkotikës. Në gusht 2017, një tjetër raportim ndërkombëtar, Indeksi i Bazelit kundër pastrimit të parave, e renditi Shqipërinë si një ndër tre vendet kryesore me rrezikun më të lart ëtë pastrimit të parave në Europë. Tregon një përkeqësim të thellë për Shqipërinë në krahasim me një vit më parë. Janë qindra mln euro në duart e kriminelëve, të cilët duan t'i pastrojnë këto para. Mijëra apartamente të pashitura janë rezultat i parave të drogës. Ato koncesione që jep Rama, të cilët fshihen në parajsa fiskale mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës. Ka një parim themelor ekonomik, paraja ë pisët përzë paranë e ndershme. Po largohet paraja e ndersdhme, nuk ka asnjë investim të ri të huaj p[rej 4 vitesh. ndërkohë që lulëzon droga. Paratë i pastrojnë edhe politikanët që marrin para nga kriminelët, blejnë vila e nxjerrin para nga Shqipëria. Rama tha të mos merren seriozisht akuzat për kapjen e ekonomisë nga krimi. Për 4 vjet me radhë ai iu kërkoi shqiptarëve të qeshnin për akuzat se në Shquipëri mbillej kanabis e trafikohej drogë, se opozita ngatërronte mushkonjat me avionë droge. 

Projekti 1 mld euro duhet të ndalet tani, çdo koncesion duhet të hetojhet në çdo detaj. Prokuroria e mbështetur nga ndërkombëtarët, duhet të hetojë çdo akt koncesioni. Kapja e ekonomisë nga krimi duhet të ndalet tani".

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 20:18

Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Prishtinës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka pas reagime të shumta.

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç thotë se ndjehet i habitur nga reagimi i Brukselit.

Postuar: 19/02/2018 - 18:12

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund.

Postuar: 19/02/2018 - 18:00

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të kërkojë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e heqjs nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve

Postuar: 19/02/2018 - 17:42

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha, i cili kundërshtoi Kryeministrin Edi Rama mbi presidentin e unitetit

Postuar: 19/02/2018 - 16:37

Kryetari i Partisë Demokratike në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, tha se qindra mijëra familje shqiptare po nxirren nga skema e ndihmës e

Postuar: 19/02/2018 - 16:17

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë me dy javë kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur komision Hetimor ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Postuar: 19/02/2018 - 16:04

Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit shqiptar Edi Rama ne Kosove, ku foli per nje preside