Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha skenar destabiliteti për të arritur qeverinë teknike, të hënën PD bllokon akset nacionale, plan për protesta masive në Tiranë

Postuar: 21/04/2017 - 08:51

Për gati dy muaj, opozita ka qëndruar në “çadrën e lirisë” për realizimin e planit të saj për qeverinë teknike, por pa rezultat. Në një kohë kur zgjedhjet parlamentare po afrohen dhe ato lokale në Kavajë, opozitës po mendon skenarin për destabilitetin e vendit për qeverinë teknike, si e vetmja rrugë për të realizuar kauzën e saj. Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka mbledhur dje krerët e degëve të PD dhe aleatët, ku ka diskutuar skenarët e mundshëm për përshkallëzimin e protestës. Lulzim Basha e ndjen të nevojshme të dalë nga çadra dhe të gjejë rrugë të tjera për realizimin e qeverisë teknike, por kjo do të varet edhe nga rezultati i vizitës së zëvendës presidentit të Partive Popullore Evropiane David MCallister, në përpjekje për të negociuar palët për zgjidhjen e krizës. Lulzim Basha deklaroi dje se ditën e hënë në të gjithë vendin, demokratët do të nisin një protestë mbarë kombëtare ku do të bllokojnë trafikun. "Sot dua të njoftoj se opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë. Duke ruajtur si pishtar si monument çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por duke e shtrirë në mbarë vendin. Ditën e hënë, të gjithë shqiptarët bashkohemi mes orën 11 dhe 12 në bllokimin e trafikut në të gjithë Shqipërinë", deklaroi Basha. Pak minuta më përpara, Basha mblodhi krerët e degëve të PD dhe më pas aleatët e PD, me të cilët diskutoi skenarët për përshkallëzimin e protestës. Meqenëse nuk po arrihet dakordësia me Partinë Socialiste për qeverinë teknike, atëherë, opozita do të dalë nga çadra dhe do të organizojë një protestë madhështore. Nga të gjitha anët e Shqipërisë, militantë të PD, simpatizantë, të pakënaqur me këtë qeveri, të papunë etj, do të blindojnë rrugët e Tiranës, do të bllokojnë akset kryesore duke krijuar trazira dhe konfrontime të mundshme me Policinë e Shtetit. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në politikën shqiptare, kur në Tiranë do të vijë zv/presidenti i PPE për krizën politike. Por një gjë është e sigurt se, kryeministri Rama është i gatshëm të dialogojë, por jo për qeverinë teknike; ndërsa Lulzim Basha nuk tërhiqet nga kushti i tij. Me sa duket, zgjedhjet që do të vijnë, do të zhvillohen në një atmosferë tensioni dhe konflikti. Java që do të vijë, do të qartësojë gjithçka që do të ndodhë në politikën shqiptare, në ditët në vijim.

Protesta në Kavajë

PD ka diskutuar edhe skenarët e mundshëm për zhvillimin e protestës në Kavajë, atje ku priten të zhvillohen zgjedhjen për kreun e ri të bashkisë, më 7 maj. Një skenar i mundshëm do të jetë zhvillimi i një tubimi në qendër të qytetit të Kavajës, te sheshi i “Demokracisë”. Atje do të mblidhen të gjithë deputetët e PD, militantët dhe gjithë simpatizantët e kësaj partie, për të ndalur zgjedhjet në Kavajë, si dhe do të mbahen fjalime për rrëzimin e qeverisë aktuale, kryesisht largimin e kryeministrit aktual, Edi Rama. Një skenar i dytë i mundshëm është bllokimi i rrugëve kryesore të qytetit dhe i qendrave të votimit, në mënyrë që qytetarët e majtë të tremben dhe ta braktisin votimin më 7 maj. Dhe ky është një skenar shumë i mundshëm, pasi shumë qytetarë të Kavajës që votojnë majtas, janë të trembur nga protesta e opozitës. Madje, shumë prej tyre mendojnë se protesta e opozitës në Kavajë është e pakuptimtë, dhe gjithçka bëhet për të krijuar destabilitet në vend. Ndërkaq, krerëve të degëve u është besuar një detyrë e madhe; të bindin qytetarët që të mos votojnë në 7 maj. Që tani, thirrjet e Bashës për protestë në Kavajë kanë ngjallur panik te qytetarët e këtij qyteti, gjë që mund të ndikojë në uljen e pjesëmarrësve në procesin e votimit.

Eneida Jaçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2017 - 22:54

Pas dështimit të negociatave të ndërmjetësuara nga eurodeputetët David McAllister dhe Knut Fleckenstein, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë vijuar takimet.

Rreth orës 22:20, kryeministri ka shkuar në zyrat e BE-­së në Tiranë.

Postuar: 25/04/2017 - 22:36

Ishte parashikuar që të inagurohej mbrëmjen e së martës por situata ka precipituar në dhunë fizike dhe deri në nxjerrjen e armëve nga brezi.

Postuar: 25/04/2017 - 22:33

Ka përfunduar darka në një nga restorantet e Tiranës mes zv.

Postuar: 25/04/2017 - 22:26

Kryeministri Edi Rama është shprehur sërish për dialog pa kushte në funksion të zgjidhjes së krizës së situatës politike në vend.

Postuar: 25/04/2017 - 22:11

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur as takimeve me negociatorët e BE.

Postuar: 25/04/2017 - 22:09

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi i ftuar në studion e News24 në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka komentuar atë që ndodhi sot mes negociatorëve të BE

Postuar: 25/04/2017 - 21:49

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari i ftuar në studion e “News24”, u ndal tek disa nga propozimet e bëra.