Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha sulmon ashpër Ramën dhe Majkon

Postuar: 13/04/2017 - 22:34

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i bindur se Kryeministri Edi Rama do të largohet dhe më 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Me anë të një statusi në Facebook, Basha i është përgjigjur deklaratave së Edi Ramës dhe Pandeli Majkos që bënë gjatë mitingut të PS nga qendra e Tiranës.

Sipas kreut të demokratëve, do të jetë qeveria teknike që do të bëjë të mundur zgjedhje të lira.

Statusi i plotë i Bashës

Me sigurinë që u jep edhe për pak ditë krimi në pushtet dhe pushteti i krimit, me drogën që u ka krimbur trutë financiarisht dhe fizikisht, ata hodhën edhe sot dorashkën ndaj një populli të tërë, se nuk do të tërhiqen, se nuk do të ketë qeveri teknike, se zgjedhjet do të mbahen me 18 Qershor. 

Me sigurinë totale të një populli të bashkuar rreth kauzës së tij dhe flamurit kombëtar dua t’u them: Zgjedhje me 18 Qershor nuk do të ketë! Edi Rama do largohet! Një qeveri teknike do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Orët e drogës, orët e krimit po numërohen mbapsht. Ora e së mirës po vjen, ora e fitores për çdo shqiptar po troket. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë