BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Basha tërhiqet nga qeveria teknike pas presionit ndërkombëtar, i vendos 3 kushte Ramës, kërkon dekriminalizim, luftë ndaj kanabisit dhe zgjedhje të lira

Basha tërhiqet nga qeveria teknike pas presionit ndërkombëtar, i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se është tërhequr përfundimisht nga qeveria teknike. Ditën e  djeshme ka pasur replika mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, ku u duk një farë tërheqje nga lideri demokrat. Në fillim ishte kryeministri Rama ai i cili i bëri ftesë për dialog, por më pas Basha iu përgjigj. Por Basha në deklaratën e tij e bëri të qartë se për opozitën 3 janë kushtet: Zbatimi i dekriminalizimit, për të larguar kriminelët dhe ndikimin e tyre nga politika; Ndalimi dhe luftimi i kultivimit masiv të kanabisit dhe të trafikut të drogës, që sipas tij, janë kthyer në rrezik jetik për demokracinë, rendin dhe të ardhmen e vendit; Garantimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Nëse vihet re, Basha deklaroi se duhet një qeveri teknike e cila t’i plotësojë këto kushte. Por nëse palët ulen në dialog, që të tri kushtet mund të realizohen nga qeveria aktuale. Së pari, dekriminalizimi mund të realizohet edhe me ndihmën e prokurorisë. Së dyti, lufta ndaj kanabisit është intensifikuar kohët e fundit dhe për zgjedhje të lira, pritet që të jepet garanci nga qeveria. Pra janë 3 kushte të cilat kanë nisur të zbatohen. Atëherë, ky mund të jetë një sinjal që nëse ato plotësohen, Basha është gati të dalë nga çadra. Ndryshimi i kursit të tij vjen pas reagimeve të ndërkombëtarëve. Kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar fundin e bojkotit dhe Basha ka nisur të reflektojë.

Përplasja me Ramën

Ndërkohë, dje, kryeministri Rama dhe lideri i Partisë Demokratike Basha janë përplasur në distancë. Ishte kreu i qeverisë njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ai i cili dje nëpërmjet një konferencë të posaçme shtypi nga godina e Këshillit të Ministrave komentoi krizën politike në të cilën ndodhet vendi, një krizë që sipas tij ishte instrumentalizuar nga një grup i caktuar të korruptuarish, përfshi politikanë, gjyqtarë e analistë. Në vijim të deklaratës së tij shefi i qeverisë i zgjati sërish dorën Bashës duke e ftuar për dialog, në një tryezë të drejtuar nga Nishani, apo qofshin edhe persona të tjerë . “Përsëri i bëj publikisht thirrje arsyes së Lulzim Bashës dhe i them mos ki frikë nga dialogu. Mos vazhdo të ecësh qorrazi në një marshim që e çon në humnerë PD dhe krijon tymnajë të pamerituar vendit, duke frymëzuar forca që nuk ia duan Shqipërisë. Mos shiko armiq aty ku nuk ka dhe mos na turpëro, të gjithëve, duke sulmuar miqtë e partnerët e këtij vendi me gjuhën vulgare të luftës së ftohtë. Ulu në tryezë, cakto vetë modalitetet. Nëse ke frikë nga unë propozo rrugë dialogu që të duket më e lehtë. Ke thënë që dëshiron të ulen të tjerë për të përgatitur uljen tënde me mua. Është absurditet por s’ka problem. Cakto njerëz të tjerë, kë të duash, ku të duash dhe kur të duash. Vetëm na lajmëro dhe njerëzit tanë do jenë aty. Vetëm mos u vono. Dhe mos na vono”, deklaroi Rama. Megjithatë në retorikën e tij, shefi i qeverisë i kujtoi liderit të opozitës se nuk i interesonte fati i Partisë Demokratike por i interesonte siguria dhe e ardhmja e qytetarëve të Shqipërisë.

Përgjigjet Basha

I menjëhershëm ishte reagimi i PD ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Ka qenë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ai i cili i po dje, ka replikuar në distancë me kreun e Partisë Socialiste. Në fjalën e tij nga çadra e protestës apo e njohur ndryshe si ‘çadra e lirisë’, shefi i opozitës deklaroi se nuk i kërkoi Ramës të dorëzoi pushtetin në tavolinë por i ka kërkuar të ndahet nga krimi. “Zgjidhe vetë vendin, orën, por nuk vij unë të bëj fotografi dhe monologë shterpë me zotërinë tënde se as më merr e as do më marrë malli të bëj fotografi me ty, nëse do dialog ti cakto negociatorin, nuk do takohemi për përshesh me grosh por për fatet e shqiptarëve", u shpreh shefi i opozitës.

 

Rigels Seliman

Më të lexuarat