BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

Basha takim me bizneset në Divjakë: Ka zero investime, mbyllja e kufijve ka ndikuar shumë, s’do njohim asnjë koncesion

Basha takim me bizneset në Divjakë: Ka zero investime, mbyllja e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar edhe dje me “fushatën” elektorale, ndërsa u ndal në Divjakë ku u takua me sipërmarrës dhe operatorë turistikë, që sipas tij, po mendojnë seriozisht mbylljen e aktivitetit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha deklaroi se bizneset në Divjakë kanë zero rezervime për pjesën e mbetur të sezonit turistik, ndërsa akuzoi qeverinë se ka bërë zero investime në këtë sektor. Sipas tij, mbyllja e kufijve nga Bashkimi Europian ka sjellë pasoja të rënda në ekonomi. “Në Divjakë takova sipërmarrës dhe operatorë turistikë, që po mendojnë seriozisht mbylljen e aktivitetit të tyre. Në çdo resort që vizitova, numri i pushuesve ishte pothuajse zero. Administratorët më thanë se kishin larguar nga puna mbi 50 për qind të punonjësve. Kjo përkthehet në qindra kryefamiljarë pa rrogë dhe mijëra ekonomi familjare në krizë, si asnjëherë tjetër. Mbyllja e kufijve nga Bashkimi Europian ka sjellë pasoja të rënda, pasi shkaktoi anulimin masiv të prenotimeve nga jashtë. Bizneset në Divjakë kanë zero rezervime për pjesën e mbetur të sezonit turistik”, deklaroi ai. Më tej, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi se kur të vijë në pushtet nuk do të njohë asnjë koncesion apo vendim korruptiv të marrë 12 muaj para zgjedhjeve. “Ndërsa biznesi po shkon drejt falimentimit dhe qindra vende pune mbyllen çdo ditë, Edi Rama planifikon që 1.2 miliardë euro t’i japë për koncesionin e një rruge fantazmë, Milot-Fier. Kjo rrugë në pjesën më të madhe është ndërtuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, por Ramavirusit i duhet si alibi për t’u dhuruar miliona euro oligarkëve, në turravrapin e fundit korruptiv të një qeverie në ikje. Ne nuk do të njohim asnjë koncesion apo vendim korruptiv të marrë 12 muaj para zgjedhjeve. Qeveria jonë do të rishqyrtojë ligjshmërinë dhe konfliktin me interesin publik të të gjitha vendimeve që janë marrë. Taksa 9% për biznesin, heqja e “taksës Rama” për naftën dhe moratoriumi 1 vjeçar për inspektoratet, do jenë vendimet tona të para në dobi të ekonomisë dhe turizmit. Këto janë masat e para stabilizuese për të vendosur normalitetin në vend. Paratë e shqiptarëve nuk do të shkojnë më për oligarkët, për tenderat, koncesionet e PPP-të e tyre, por do të shkojnë për investime publike që i shërbejnë ekonomisë, punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve”, nënvizoi Basha.