BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Politike

Basha takon ministrin italian, zbulon çfarë diskutuan dhe jep lajmin e mirë për shqiptarët  

Basha takon ministrin italian, zbulon çfarë diskutuan dhe jep

Lideri i demokratëve, Lulzim Basha, ka treguar detaje nga takimi me ministrin e jashtëm të Italisë, Di Maio, ku tha se Italia ka marrë zotimin  të ndihmojë Shqipërinë për sigurimin e vaksinës anti-COVID.

Basha tha gjithashtu se diskutuan për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve.

Postimi Bashës

Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare. Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin.

Diskutuam për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ne shprehëm angazhimin tonë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet gjithmonë e fortë.

Më të lexuarat