BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

Basha thellon spastrimet në parti, pas spostimit të Bylykbashit dhe Nokës, Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier, plasin debatet

Basha thellon spastrimet në parti, pas spostimit të Bylykbashit dhe

Kreu demokrat Lulzim Basha duket i vendosur për të pastruar partinë nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Fillimisht Basha zhvendosi deputetin Oerd Bylykbashi nga komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit dhe më pas shkarkoi deputetin Flamur Noka nga Komisioni i Sigurisë. Këto vendime erdhën pasi këta deputetë i kanë dalë në krah ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kanë qenë të pranishëm në “Foltoren” e tij. Së fundmi, kreu demokrat ka vijuar spastrimet, duke larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike në Fier, deputetin Luan Baçi. Kreu demokrat ka vendosur në krye të degës në Fier, Agron Kapllanajn. Fillimisht u tha se kjo lëvizje ka ardhur si pasojë e një rregulli të statutit të PD ku thuhet se nuk mund të jesh kryetar dege dhe deputet në të njëjtën kohë, por vetë reagimi i Baçit dhe i njerëzve pranë Berishë tregojnë se Basha po spastron partinë.

Reagon Baçi

Pas lajmit në media, Luan Baçi ka zhvilluar dje një takim me strukturat e PD në Fier dhe ka mohuar se i është njoftuar largimi nga drejtimi i degës. Ai foli para mediave, duke thënë se nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Basha. "Nuk kam asnjë lloj njoftimi për shkarkimin apo emërimin e dikujt tjetër. Dje pata një takim me Bashën ku më kërkoi që të jap mbështetjen time për dakordimin komandimin e dikujt tjetër, pa më dhënë asnjë arsye. I thash nuk jap dakordësi në këtë drejtim pasi nuk shikoj ndonjë problematikë te dega demokratike e Fierit, një degë që ka dhënë rezultate të mira. Unë jam i prirur për lëvizje, për mbajtjen e përgjegjësisë dhe jam i hapur që dega e PD Fier të bëhet më e mirë, me prurje të reja. Por në një situatë të tillë tollovie në anëtarësi, një veprim i tillë është i nxituar. Në mëngjes u ndodha para faktit ku mediat jepnin lajmin për shkarkimin tim dhe emërimin e dikujt tjetër. Mblodha Kryesinë për t'i dhënë përgjigje pyetjeve që kishin. Duhet të ketë ndryshime te kryetarë e degëve dhe më lart, por ndryshimi duhet të vijë në bazë të statutit, me zgjedhje. Nuk jam tifoz as me Bashën as me Berishë, PD është një parti që kryetarët ndërrohen ndërsa unë jam me PD. Unë jam për respektimin e statutit”, tha ai. Ndërkohë Kryesia e PD Fier u shpreh se nuk njeh vendimin e Bashës dhe anëtarët mbështesin Baçin. Ata i kërkojnë Bashës të tërheqë vendimin për të komanduar Agron Kapllanajn, pasi ai nuk ka lidhje, s'është as i votuar dhe as përfaqësues i degës së PD në Fier, por i asaj të Mallakastrës.

Ish-kreu i PD Fier: Basha na solli kryetar një të dënuar

Ish-kreu i PD në Fier, Ibrahim Morina dje ka reaguar me një status për vendosjen e Agron Kapllanajt në krye të PD pas dorëheqjes së Luan Baçit. Sipas Morinës me këtë vendim Basha ka fyer dhe poshtëruar gjithë kryetarët e tjerë të degës. “Lulzim Basha komandon në krye të degës së PD-së së Fierit, Agron Kapllanaj. Çudia pas këtij lajmi bëhet edhe më e madhe, kur mëson se “Agron Kapllanaj, do të mbajë këtë detyrë deri në strukturimin e kësaj dege”. Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordiner, me burg, në Itali”, tha ai.