Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha: Trimat dhe trimëreshat socialiste, të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë

Postuar: 20/03/2017 - 19:44

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se pa opozitën nuk mund të kryhen zgjedhje të lira e të ndershme. Duke theksuar se opozita është me popullin dhe jo me krimin, Basha shprehet se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk mund të ketë.

Deklarata e plotë e Bashës:           

Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karrigen e tyre me demokracinë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre.

Trimat dhe trimëreshat socialiste, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Ne nuk kemi asnjë ngut dhe nuk kemi asnjë mëdyshje.

Ne jemi të qetë, por të palëkundur në qëndresën tonë. Zgjedhje të ndikuara apo kontrolluara nga krimi nuk do të ketë. Zgjedhje me shërbëtorë të krimit në qeverisje nuk do të ketë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Situata është e qartë dhe e thjeshtë: ne jemi me popullin, ata janë me krimin. Vetëm njerëzit me gjendje jo të kthjellët psiqike nuk e kuptojnë dot se cili do të jetë rezultati i kësaj përballjeje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 22:45

Kryeministri Edi Rama tha në studion e “360 gradë” me Artur Zhejin se përgjimet që janë bërë nga Prokuroria e Katanias janë publikuar nga mediat shqiptare.

Rama tha se ato përgjime janë në dosjen e mbyllur hetimore dhe prokuroria ia çoi gjykatës

Postuar: 23/11/2017 - 21:56

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “360 Gradë” në Ora News tha se nuk ka hetim ndërkombëtar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por vetëm një hetim

Postuar: 23/11/2017 - 21:40

Ministri Blendi Klosi prezantoi sot programin e hartuar në kuadër të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, që do të zhvillohet në periudhën 24 nëntor2017-24 ma

Postuar: 23/11/2017 - 21:32

I ftuar në studion e emisionit “360 gradë” të Artur Zhejit, kryeministri Edi Rama, teksa komentoi aktualitetin politik, sulmoi opozitën e vendit, për të cilën tha se

Postuar: 23/11/2017 - 21:17

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në emisionin “360 gardë” me Artur Zhejin në Ora News.

Postuar: 23/11/2017 - 20:46

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra Administratorët e katër Njësive të Bashkisë së Tiranës, të cilët ishin përfaqësues të LSI-së.

Postuar: 23/11/2017 - 20:39

Ditën e sotme anëtarët e vetingut kanë përfunduar hedhjen e shortit elektronik për dosjen e prokurorëve të Shkodrës që kanë hedhur kandidaturën për të qenë anëtarë të Këshillit