Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Basha uron Merkel: Rikonfirmimi lajm i mirë për Gjermaninë, Europën dhe Shqipërinë​

Postuar: 14/03/2018 - 16:14

Kryetari i PD Lulzim Basha uroi sot Angela Merkel për votëbesimin si kancelare e Gjermanisë në mandatin e katërt të saj. Zoti Basha ia dërgoi urimet kancelares Merkel nëpërmjet një letre, ku shpreh konsideratën se “me zonjën Merkel në krye të qeverisë federale, Gjermania ka sërish një udhëheqje të qëndrueshme dhe të besueshme në një kohë plot sfida. Në letrën e urimit për kancelaren, zoti Basha shkruan se drejtimi i Gjermanisë nga zonja Merkel për katër vitet e ardhshme është një lajm pozitiv dhe domethënës edhe për Europën, sepse sfidat në nivel europian kërkojne vizion të qartë dhe vullnet të fortë. Kryetari Basha e falenderoi kancelaren për vëmendjen e saj për Shqipërinë dhe Europën Juglindore, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë mes CDU-së dhe PD-së, dy parti motra, anëtare të Partisë Popullore Europiane, ku një rol kyç luan Fondacioni Konrad Adenauer.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 14:02

"Kur pritej që opozita të mbronte studentët ajo hyri në parlament dhe mbrojti mandatet", kështu shprehet gazetari Agim Xhafka.

Postuar: 13/12/2018 - 13:49

Ish-zv.ministrja e Jashtme Edit Harxhi thotë se deputetët e opozitës të cilët u futën sot në Ku

Postuar: 13/12/2018 - 13:42

Dy nga aletatët e Partisë Demokratike që janë Nard Ndoka dhe Dashamir shehi kanë shtuar presionet

Postuar: 13/12/2018 - 13:40

Pasi u ka bërë apel të fortë institucioneve të reagojnë lidhur me kërkesat e studentëve, që tas

Postuar: 13/12/2018 - 13:23

Një tjetër deputet i grupit parlamentar të LSI-së injoron vendimin e kryetares Monika Kryemadhi d

Postuar: 13/12/2018 - 13:13

Ndonëse nuk e kishte emrin në listën e PD, për të shkuar sot në Parlament për çështjen e studentë

Postuar: 13/12/2018 - 12:20

Ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka ka mbajtur një fjalim elektrizues para studentëve sot