BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Basha vijon takimet me biznesin e vogël: S’kanë marrë asnjë ndihmë, Rama i dha dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës

Basha vijon takimet me biznesin e vogël: S’kanë marrë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha është duke bërë disa takime me qytetarët në qytete të ndryshme dhe me bizneset e vogla. Me lehtësimin e masave dhe pas protestave të Teatrit Kombëtar, Lulzim Basha doli në terren për të mbajtur disa takime, duke u bërë sërish aktiv në këtë aspekt. Basha është takuar ditën e djeshme me qytetarë dhe biznese në njësinë nr. 8 në Tiranë, ku ka dëgjuar nga afër problemet e tyre, të cilat këto biznese i kanë hasur për shkak të koronavirusit. Biznesi i vogël ka qenë kategoria më e prekur nga COVID-19 sa i takon ekonomisë. Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, Basha thekson se qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga kryeministri Edi Rama, si dhe nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë biznesin e vogël nga kriza e pandemisë. “Ekonomia shqiptare po vuan nga Ramavirusi. Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë. Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël”, është shprehur kryedemokrati Lulzim Basha në postimin e tij në Facebook. Ai ka akuzuar ndër të tjera kryeministrin Rama për propagandë dhe ka shtuar se në realitet qytetarët janë të goditur nga ekonomia si pasojë e COVID-19. Papunësia është alarmante, ka theksuar Basha. Më tej ai ka sulmuar kryeministrin Rama duke u shprehur se, ndërkohë që qytetarët gjenden në vështirësi ekonomike, Rama i jep 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës. “Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet. Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë”, është shprehur ndër të tjera kreu i PD, Lulzim Basha.

Më të lexuarat