BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Politike

Basha zbulon se çfarë i kanë thënë zyrtarët amerikanë: Berishën e njeh vetëm kur e ke përballë, jo kur e ke në krah

Basha zbulon se çfarë i kanë thënë zyrtarët

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka quajtur sensacione mediatike takimet e organizuara nga ish-kryeministri Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Real Story”, Basha u shpreh se  diskursit të opozitës po i mbivendoset interesi i një personi.

“Është detyra ime që asnjë institucion i PD-së të kthehet në një forum që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane. Shqiptarët kanë halle të tjera, ekonomia 2është e shkatërruar. Kryeministri dhe 6 oligarkë diktojnë çdo pasuri të Shqipërisë, familjet shqiptare janë më të varfrat në Ballkan dhe kemi muaj që merremi me sensacione mediatike. Ndërkohë PD ka marrë disa nisma, hetimin e 25 prillit, uljen e TVSH-së, dhe gjithë këtij diskursi normal i opozitës i mbivendoset sensacioni i një personi”- tha ai.

I pyetur nëse Berisha është i korruptuar Basha tha se e ka pasur në krah për shumë vite por me veprimet e fundit ka kuptuar se një njeri të tillë e njeh kur e ke përballë dhe jo në krah. Ai tha se në biseda me ambasadoren dhe përfaqësues të tjerë amerikanë ata i janë shprehur se nuk kanë asgjë me PD-në dhe se ata duan një Parti Demokratike të fortë.

“Unë nuk jam hetues që të jap një përgjigje për këtë. Nëse më pyesni si politikan unë e kam gjetur në PD Berishën me gjithë gabimet dhe dritëhijet e tij. Ne kemi parë atë Berishë që kemi pasur interes ta shohim nga prizmi i interesit të PD-së. Kam patur bindjen se vlerat e tij ishin më të forta. Një njeri të tillë nuk mund ta njohësh në krah, por kur e ke përballë”

“Në takime zyrtare prej ditës së parë qoftë me ambasadoren apo zyrtarë të lartë amerikanë kam ngritur në veçanti me të njëjtat terma dhe revoltë kërkesën për shpjegime. Zgjodha të bëj një fushatë model pa aleancë me krimin, papritur një figurë e PD-së i jepet një goditje që ne e përjetojmë si një goditje të PD-së. Përgjigja ka qenë e dyfishtë: “Ne nuk kemi asgjë me PD-në. Ne duam një PD të fortë. Vendime të tilla nuk merren sot më sot, kalojnë në një filtër të gjatë kohor dhe pasi shteti amerikan ka konfirmuar në mënyrë përfundimtare akuzat”- kjo ka qenë përgjigja. Duhet të kuptoni 2 gjëra. Unë nuk mund të ndikoj në një vendim të tillë. Detyra imë është të mbroj interesat e PD-së”- tha ai.

Më të lexuarat