BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Politike

“Bashkëjetesa politike”/ Kryemadhi zbardh prapaskenat e përzgjedhjes dhe zbulon liderin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

“Bashkëjetesa politike”/ Kryemadhi zbardh prapaskenat e

Monika Kryemadhi në një intervistë televizive ka folur për çështjen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kryemadhi bënë me dije se koalicioni do funksionojë si lokal pasi jemi në zgjedhje vendore. Kryemadhi u shpreh se në çdo bashki lideri i koalicionit do të jetë kandidati për kryetar bashkie.

-Pse do funksionojë kjo martesë mes jush?

Monika Kryemadhi: E para njëherë nuk është çështje martese, është bashkëjetesë mund ta quajmë. E dyta nuk është thjeshtë katër emra partish aty. Ne gjithmonë jemi marrë me teknikalitete dhe jo me thelbin e gjërave. Këto janë teknikalitete, duan s’duan njerëzit që janë me Edi Ramën do ia bëjnë deri në fund shërbimin Edi Ramës. Mediat që janë me Edi Ramën, prapë do ia bëjnë shërbimin deri në fund. Ajo që mendoj se është sot më e rëndësishme është fokusimi tek mesazhi dhe tek lideri i koalicionit. A e dini ju kush është lideri i koalicionit?

-Kush është lideri i koalicionit?

Monika Kryemadhi: Për mua në Tiranë është Belind Këlliçi. Në çdo bashki lider koalicioni është kandidati për kryetar bashkie.

-Pra koalicioni do funksionojë si lokal? Pra kandidati lokal do të jetë kryetari i koalicionit?

Monika Kryemadhi: Sigurisht sepse jemi në zgjedhje lokale.

-A është kjo një tentativë për të shmangur Berishën dhe Metën?

Monika Kryemadhi: Kryetari i koalicionit i Bashkisë së Tiranës është Belind Këlliçi dhe atje mblidhen të gjithë ata që nuk e duan Erion Veliajn.

-Si do bëhen këshillat bashkiakë?

Monika Kryemadhi: Do jenë çështje teknike, do zgjidhen, nuk ka asnjë lloj problemi.

Më të lexuarat