Politike

Bashkëpunim Rama-Basha pas 25 Prillit? Jozefina Topalli nxjerr parapaskenat çfarë po ndodh

Bashkëpunim Rama-Basha pas 25 Prillit? Jozefina Topalli nxjerr parapaskenat

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka vijuar me akuzat ndaj kreut të PD, Luzlim Basha për të cilin thotë se po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama për interesat e tij.

Sipas Topallit, po ndodh diçka që nuk ka ndodhur në dy dekadat e para.

“Nuk ka ndodhur kurrë më parë që opozita të shitet për interesat e pallatave tek “Uji i ftohtë”, tha Topalli.

Ajo është ndalur edhe tek vilat e shumëpërfolura në media të Lulzim Bashës.

“Të gjithë e dinë që jeton në katër vila nga një milion euro secila. 

Është arrogancë që edhe në vitin e fundit elektoral ai ka aq garanci sa askush nuk do kërkojë transparencë qoftë për katër vilat. 

Kur i përmend dikush vilat ai buzëqesh sepse janë asgjë përballë asaj që është realiteti i tyre”, u shpreh Topalli.

Më të lexuarat