BREAKING NEWS

Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin tonë. Njihuni me parashikimin e motit për datën 9 Gusht

Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i plagosur, policia zbardh detaje të reja

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe autori, të dy blegtorë, ja si nisi sherri

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe
x
BREAKING NEWS

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me thikë, kush është viktima

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me
x
BREAKING NEWS

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave, kryeministri nuk përgjigjet

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave,
x
BREAKING NEWS

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së
x

Politike

“Bashkimi Evropian nuk mund të jetë më i fortë në arenën ndërkombëtare pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, Meta në Baku: Ja ku duhet të fokusohemi

“Bashkimi Evropian nuk mund të jetë më i fortë në

Presidenti Ilir Meta ka folur ditën e sotme në Forumin IX Global në Azerbaixhan ku u diskutua mbi sigurinë e Ballkanit Perëndimor në Europë.

Kreu i Shtetit deklaroi se Shqipëria si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të fokusohen në zbatimin e procesit të Berlinit.

Sipas Metës, BE nuk mund të jetë më i fortë në arenën ndërkombëtare pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Bashkimi Europian nuk mund të jetë as më i fortë dhe as më i madh në arenën ndërkombëtare pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne e konsiderojmë mekanizmin e Procesit të Berlinit si katalizatorin kryesor të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor.

Ne duhet të përqendrohemi në zbatimin pa vonesë të Procesit të Berlinit dhe të mos shpërqendrohemi si dhe të mos ngatërrohemi nga qasjet alternative paralele jo gjithëpërfshirëse.

Pse Procesin e Berlinit?

Sepse Procesi i Berlinit mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të bazuar në katër liri. Të 6 vendet janë pjesë dhe e mbështesin plotësisht këtë proces. Vetëm disa liderë mbështesin alternativën e Ballkanit të Hapur!

Procesi i Berlinit ka si pjesë të tij BE-në. Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit ka instrumente financiare për të mbështetur projektet e lidhjes. Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me shpërblimet financiare.

Ballkani i Hapur paraqitet si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE, duke e tjetërsuar rajonin si një komunitet politik hibrid. Procesi i Berlinit përmban 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në tryezën politike të Bashkimit Europian.

Çdo proces që ka BE-në brenda saj përfaqëson vullnetin e vendeve tona. Çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre!

Dëshiroj të përshëndes përkushtimin e qartë të Kancelarit të ri të Gjermanisë së fundmi në rajonin tonë për përshpejtimin e Procesit të Berlinit dhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, por edhe për njohjen reciproke” – tha Meta.

 

Më të lexuarat