BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

‘Bashkimi ynë tmerr për Rilindjen’ Xhelal Mziu publikon foton me Bashën dhe paralajmëron lëvizjen e madhe nga PD-ja kundër Ramës

‘Bashkimi ynë tmerr për Rilindjen’ Xhelal Mziu publikon

Drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit është shprehur optimist për marrjen e 3 mandateve, që sipas tij i riktheu dinjitetin zonës.

Në një shënim në rrjetet social, Mziu shpreh mbështetjen për Lulzim Bashën, duke e cilësuar platformën e tij si më të mirën në 30 vitet e fundit.

“Çdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës,” thekson ai.


Deklarata e plotë:

Bashkimi ynë “TMERR” për Rilindjen…!

Partia Demokratike arriti të marrë 3 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, një mandat të artë, që i riktheu nderin e mohuar Dibrës.

Po si erdhëm deri tek fitorja…

Është për tu vlerësuar puna në grup dhe bashkimi  si kurrë më parë, që arritëm të marrim mandatin e tretë për Partinë Demokratike.

Në fakt makineria shtetërore përdori të gjitha hilet  kundër Partisë Demokratike. Ndryshoi kodin zgjedhor, i hoqi Dibrës një kga 6 mandatet duke e lënë me vetëm 5 mandate.

Në 25 prill 2021nga pesë mandate ne morrëm 3, duke e kthyer në minoranc Rilindjen.

Në 2017 Partia Demokratike mori vetëm 2 nga 6 mandate.

Në 2017,

Partia Demokratike mori vetëm dy mandate ose 25% të votave, e thënë ndryshe një në 4 Dibranë kanë votuar Partinë Demokratike.

Ndryshe nga PS +PDIU që kanë marrë 19.355 vota ose 65%.

Në vitin 2021,

Partia Demokratike ka marrë 13.747 vota ose 47% të votave.

Partia Demokratike pati një rritje të ndjeshme, madje nëse llogarisim fletët e votimit  të pavlefshme  që ishin rreth 5000 vota me siguri do të shkonim tek synimi ynë, marrja e mandatit të katërt.

Po kush ishin risitë e kësaj fushate…!

E para ishte mbledhja dhe unifikimi i Partisë Demokratike, dhe mbledhja rreth saj të gjithë demokratëve dhe simpatizantëve të djathtë.

U ftuan dhe u bënë pjesë e fushatës të gjithë themeluesit, ish zyrtarë të PD të cilët kishin vite që as nuk ftoheshin, as nuk merrnin pjesë dhe as nuk punonin më për PD-në, për arsye që ndoshta nuk ka shumë rëndësi sot.

U zhvillua një fushatë shumë intensive, masive, e prekshme dhe përfaqësuese. Përballë qytetarëve për tu kërkuar votëbesimin kishim njerëzit më të mirë dhe me integritet.

Për herë të parë u shkel çdo fshat, çdo zonë, kemi shkuar si asnjëherë derë më derë, u takua çdo njeri, hoqëm dorë nga takimet nëpër lokale.

Ishte një fushatë ku ne jepnim fjalën, prezantonim programin më të mirë të bërë ndonjëherë nga PD.

Ishte një fushatë ku u përballëm dhe për asnjë çast s’i lëshuam rrugën të keqes.

U angazhuan fuqishëm dy organizatat partnere, Lidhja Demokratike e Gruas, e cila pa hezitim ka punuar pa pushim, ku vlen të falenderohen gratë që lanë familjet e tyre pas dore duke takuar çdo votues.

U angazhua fuqishëm Forumi Rinor i Partisë Demokratike, si fuqia më e madhe mbështetëse e Partisë Demokratike.

Për herë të parë u thirrën të gjithë intelektualët Dibranë, por edhe të ardhur nga Tirana e Durrësi duke i’u bashkuar trupës së fushatës, dhe bashkë me ne kanë qenë për çdo ditë në terren deri në ditën e zgjedhjeve, duke e çuar lart zërin e intelektualëve përballë krimit dhe korrupsionit.

Si asnjëherë tjetër Partisë Demokratike iu bashkuan më fort qytetarët Dibranë, na u bashkuan edhe ato qytetarë që gjithmonë kanë qenë neglizhentë, na u bashkuan socialistë të ndershëm apo të zhgënjyer nga Rilindja, të cilët njësoj si ne e shihnin 25 prillin si dita e ndryshimit, si shpresa e fundit për Shqiptarët.

U zhvilluan takime me grupet e interesit, për tu prezantuar programin e PD.

Për herë të parë u kontaktuan me telefon të gjithë qytetarët, për ta bindur çdokënd që të mos neglizhojë ditën e votimeve.

Si u mohua mandati i katërt i PD në Dibër!

E megjithatë përsëri u deformua vullneti i qytetarëve.

U shkatërrua kodi zgjedhor “hileqar” ku një deputet del me 700 vota dhe në një zonë tjetër duhen 13 mijë vota.

U zgjodh një fletëvotimi “hileqare” për ti ngatërruar njerëzit dhe sot kemi 5.000 fletë të pavlefshme.

U përdorën para pa fund, ku blenë verfërinë për 4 vjet me 5 mijë lekë të reja apo më shumë.

U përdorën ndërtimet pa leje për tu marrë votën.

U shpërndanë legalizime në këmbim të votës.

U përdorën zyrat e shtetit, si spaçatore parash jo vetëm ditën por edhe natën.

U përdorën punonjësit e postës që shpërndanin para krimi në zarfa pensionesh, apo duke u çuar zarfat me paratë e ndihmës ekonomike mbas darke.

U përdorën njësoj si në 2016 segmente të policisë së shtetit, për të shpërndarë para krimi, për të mbështetur krimin e organizuar që me para të pista blen nderin e Dibranit.

U kërcënua dhe u shantazhua administrata, madje duke u bërë presion se votat ishin me “barcode” dhe do të kuptoheshin për kë kishin votuar.

U shantashuan mësuesit, mjekët dhe infermjeret.

U kërcënuan se do tu hiqej ndihma ekonomike, dhe ashtu ndodhi, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të gjithëve u janë hequr paratë e ndihmës ekonomike, apo edhe pensionistët

U shtunë në listën e ditës së votimeve dhe mbi 2 mijë militant partie të importuar nga jashtë qarkut Dibër.

Misioni i platformës Basha vazhdon!

Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci.

Cdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës.

Më të lexuarat