BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bashkitë e opozitës shtojnë presionet ndaj KQZ, Policia e Shtetit merr në ruajtje KZAZ-të në të gjithë vendin

Bashkitë e opozitës shtojnë presionet ndaj KQZ, Policia e Shtetit

Kërkesa e kryebashkiakëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila i drejtohej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lirimin e ambienteve të cilat janë përcaktuar Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, nuk ka penguar punën e këtyre të fundit. Në të gjitha KZAZ-të e vendit është bërë shpërndarja e materialeve zgjedhore dhe për ruajtjen e tyre janë dislokuar forca të shumta të Policisë së Shtetit. Sipas sekretarëve dhe kryetarëve të KZAZ-ve procesi zgjedhor duhet të vazhdojë normalisht, duke shtuar se nuk kanë marrë asnjë njoftim prej KQZ për anulim të datës së zgjedhjeve. Në rang vendi janë 27 bashki të drejtuara nga forcat opozitare, të cilët kanë mbështetur ç’dekretin e datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit Ilir Meta dhe që po kërkojnë lirimin e ambienteve që janë për KZAZ si dhe heqjen e listave të zgjedhësve.

Reagojnë kryebashkiakët

Por ndonëse është bërë shpërndarja e materialeve zgjedhore dhe kur na ndajnë pak ditë nga data e zgjedhjeve, kryebashkiakët e PD-LSI kanë dalë kundër kësaj date, duke u shprehur se presidenti nuk ka përcaktuar ende një datë të re për zgjedhjet. Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi u shpreh se KZAZ-të e Shkodrës nuk janë funksionale, duke shtuar se është në zbatim të ligjit pasi sipas saj procesi zgjedhor nis atëhere kur dekretohet nga presidenti dhe më pas zbatohet nga KQZ. Në një prononcim për media, ajo tha se dekreti i presidentit është një akt ligjor me fuqi zbatuese. “Dekreti është akt ligjor me fuqi zbatuese. Procesi zgjedhor nis me dekret të presidentit, është i zbatueshëm duke filluar nga KQZ dhe të gjitha institucionet e tjera, prandaj ne kemi vepruar. Kodi zgjedhor përcakton detyrat e bashkive . Ajo që po bëjmë tani nuk është më shumë se zbatim i ligjit. Në kushtet aktuale duke folur për Shkodrën, KZAZ nuk janë në funksion. Nuk kanë qenë asnjë ditë në funksion. Aq më tepër tani nuk do të jenë në funksion, pasi ambientet s’do të jenë në dispozicion më, kjo në bazë të ligjit”, tha Ademin. Kryebashkiakja e Shkodrës gjithashtu komentoi edhe retorikën e vazhdueshme politike të kryeministrit dhe qeverisë se më 30 qershor Shqipëria voton. Sipas Ademit, proceset farse nuk do të pranohen nga qytetarët, por as nga opozita dhe vetë ndërkombëtarët. “Është fatkeqësi për vendin dhe qytetarët që ne po përballemi me grusht shteti. Mos përgjigjja dhe mos zbatimi i dekretit të presidentit nga KQZ, është një grusht i hapur shteti. Uroj të mos kemi të tjerë nga institucione të tjera në ditët në vijim. Sikurse po e shihni ne po veprojmë me instrumente demokratike, si përgjegjësi që kemi në këto poste. Do të vazhdojmë të ngremë zërin në emër të qytetareve që të mundësohet ndalimi i çdo iniciative apo dhunim i procesit farsë, e të padrekretuar që tentohet të mbahet. Kjo është e paprecedent që po ndodh dhe nëse ka një proces ai nuk do të njihet nga ne, qytetarët por besoj edhe nga opinioni ndërkombëtar. Aktualisht ambientet e KZAZ-ve në Shkodër janë jo funksionale, megjithatë pritet që nga dita e hënë ato të merren në ruajtje nga policia, pasi KQZ do të sjellë materialet zgjedhore”, tha Ademi.

Frrokaj: Do bëj çmos të zbatohet dekreti i Presidentit

Shkresa dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lirimin e ambienteve ku janë vendosur KZAZ dhe heqjen e listave të zgjedhësve është bërë në zbatim të dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore. Kështu është shprehur kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj. "Unë nuk kam kërkuar lirimin e ambienteve por kam bërë një shkresë kur kërkoj zbatimin e dekretit të presidentit. Unë besoj se presidenti është në majë të shtetit. Unë do bëj çmos që dekreti i presidentit të zbatohet. Do kërkoj që ligjshmëria. Deklaratat e KQZ janë mbase pak pasiononte të cilave do i përgjigjemi shkresësisht", u shpreh Frrokaj.

Ja arsyetimi i kryebashkiakut të Kukësit

Në letrën drejtuar KQZ, kreu i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu ka kërkuar lirimin e hapësirave publike, duke shtuar se nuk ka asnjë vendim nga Gjykata Kushtetuese se cilin vendim të presidentit të zbatojnë. "Bashkitë janë të dyzuar me dy dekretet dhe sa kohe që nuk ka një vendim nga gjykata Kushtetuese duhet të zbatojnë dekretin e dytë të Presidentit në të kundërt mbajnë përgjegjësi ligjore, KQZ, Ministria e Brendshme, duhet urgjentisht të nxjerrë urdhra për të shpjeguar si mund të bëhen në Shqipëri zgjedhjet monopartiake. KZAZ ndodhet në pallatin e Kulturës dhe kërkojnë që të lirohet", deklaroi kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

Elisjeda Kiko

 

Më të lexuarat