Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Batërdi me legalizimet në Dibër, KLSH kallëzon penalisht 4 zyrtarë, ja shkeljet që kanë bërë

Postuar: 12/09/2018 - 07:55

 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori dy ish-drejtorë, hartografin dhe juristin e ALUIZNI-t në Dibër. Sipas një auditi të bërë në këtë drejtori, janë kryer legalizime të jashtëligjshme për objektet informale të cilat kanë cenuar rrugët nacionale, distancat nga rrugët e kategorisë B, brigjet e lumit, përrenj dhe në Zonat e mbrojtura. “Kanë kualifikuar 331 objekte, por nuk kanë kryer procedurat për VKM duke i vonuar nga 1-3 vjet, kanë kryer legalizime në Zonat e Mbrojtura pa leje mjedisore, legalizuar objekte në afërsi të lumit Mat, kanë legalizuar objekte mbi objektet shtetërore me një dëm ekonomik në vlerën 80,7 milion lekë, legalizuar truall mbi trefishin pa zbatuar çmimin e tregut të caktuar me VKM me dëm ekonomik në vlerë 6,6 milion lekë, si dhe ka shmangur procedurat ligjore për vërtetimin për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në vlerën 288,2 milion lekë”, thuhet në njoftimin e KLSH. Më tej bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Qarku Dibër nuk ka ndjekur procedurat ligjore për 331 dosjet e dala nga arkiva të kualifikuara, duke shkelur afatet ligjore për shqyrtimin administrativ për legalizim, duke krijuar ndikime negative tek qytetarët. Në 32 raste, për sipërfaqen e përgjithshme ndërtimore 1335m2, janë kryer legalizime të pasurive “Ndërtesë’’ dhe statuset juridikë të pasurive të legalizuara të dërguara me shkresë përcjellëse nga ZVRPP-të Mat, Peshkopi, Bulqizë, konfirmojnë pronësinë e truallit dhe ndërtimit (objektit) të legalizuar dhe janë pronë “Shtet’’ ose “Pronar i pavërtetuar’’. Në dosjet e audituara nuk u gjetën deklarata noteriale për prishje të objektit dhe nuk rezulton të jenë zbatuar procedurat për pasqyrimin e gjendjes së objektit “Shtet’’ apo “Pronar i pavërtetuar’’, sipas regjistrit të pasurive të paluajtshme të njësisë administruese vendore e qendrore, si dhe të njësive apo institucioneve shtetërore të cilët i kanë këto pasuri në administrim apo pronësi. Vlera prej 74,207 mijë lekë, e cila përfaqëson vlerën e llogaritur të sipërfaqes ndërtimore pronë ‘’Shtet’’ dhe “Pronar i pavërtetuar” të legalizuar, është dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit dhe është përvetësuar pasuria publike në rrugë joligjore. Për këto arsye, KLSH i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore deri ne largim nga detyra për 5 punonjës: SH.T dhe N.K ish Drejtor, F.R, V.GJ, Q.P dhe B.SH me detyrë specialist. Po ashtu ka pasur kallëzim penal për: SH.T dhe N.K ish Drejtor, F.R hartograf dhe V.GJ juriste.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 10:05

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë nisur dje punën me qëllim ngritjen sa më shpejt të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 19/09/2018 - 10:03

Kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha janë përplasur dje për vetingun në politikë.

Postuar: 19/09/2018 - 10:02

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pasur mbrëmjen e djeshme një takim kokë më kokë me ish-

Postuar: 19/09/2018 - 10:01

Dekreti i Presidentit të Republikës, Ilir Meta për ligjin e teatrit u pranua ditën e djeshme nga

Postuar: 19/09/2018 - 09:59

Mazhoranca ka miratuar dje listën e kandidatëve që do të jenë pjesë Komisionit të posaçëm që do t