
“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

Batutat mes përfaqësuesit të KFW dhe kryeministrit/ Gjermani i mahnitur nga Tirana e pastër, përgjigjia e Ramës...

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Tetor 2016

Nuk kanë munguar batutat në takimin e sotëm mes përfaqësuesit të KFW dhe kryeministrit Rama, gjatë firmosjes së marrëveshjes me Gjermaninë për intekonjeksionin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Teksa mori fjalën e rastit, përfaqësuesi gjerman vlerësoi ndryshimet pozitive që konstatoi në Shqipëri, duke veçuar Tiranën e pastër që gjeti.
“Unë mund të konstatoj ndryshimet që janë bërë, kur erdha në mesnatë, ishte një habi dhe shihja me admirim njerëzit që pastrojnë rrugët dhe mendova se ne kemi gjera për të përmirësuar në Gjermani, gjeta qytet të pastër”-tha ai.
Pas tij fjalën e ka marrë kryeministri Rama, i cili duke falënderuar Gjermaninë për ndihmën e çmuar jo vetëm monetare, por në sferën e administrimit të parave, nuk e la konstatimin e përfaqësuesit gjerman pa një koment.
“Faleminderit për komplimentet për Tiranën e pastër, duhet t’ju korrigjoj se nuk ma merr mendja që jemi në fazën që ju të mësoni nga ne për pastërtinë e qytetit. Ka qenë një kohë para shumë vitesh që mendohej se ishim të dytët pas Gjermanisë, një luan i vogël ekonomik, por besoj se kemi vite dritë që na ndajnë dhe sa më shumë të përfitojmë nga drita e diturisë suaj aq më mirë është për ne”- tha Rama.
Sipas tij konkurrenca mund të vlejë vetëm në një fushë, në futboll.
“Kur vjen puna te konkurrenca ne mund t’ju mundim në futboll më shumë se kaq ne nuk besoj se do arrijmë ndonjëherë, e megjithatë edhe nëse nuk ju mundim, edhe në skuadrën tuaj kombëtare ka një kontribut direkt shqiptar. Mustafi nuk është juaji, është joni, Gjermania ka fanelë më hijerëndë, sidoqoftë në këtë bashkëpunim bilateral ai për Gjermaninë ka peshën e interkojeksionit që ne sot firmosim, madje rrezik se është më i shtrenjtë se interkonjeksioni”- tha Rama.
Më të lexuarat


Berisha non-grata/ “SHBA kur merr këto vendime, ka informacione që vijnë nga FBI”, plas debati në studio mes analistëve, Lubonja- Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

"Në PD ka rënë dhëmbi i vjetër dhe po del i riu!"/ Lorenc Vangjeli zbulon emrin e demokratit që duhet të përfaqësojë Partinë Demokratike: Kaq sa ka rënë "piaca" këtu, pse të mos jetë...?!

“Opozita mund të kishte nxjerrë emra, por...”, Gjekmarkaj: Ja pse maxhoranca tentoi të kishte opozitën pjesë të procesit

“Nuk eksiton politikisht asnjë”, Arian Çani tregon se kujt po i “shërben” Enkelejd Alibeaj: Është duke imituar këtë figurë politike

Analisti i njohur zbulon mashtrimin e madh të Berishës gjatë zgjedhjeve për kreun e PD-së

“PD shpëtoi nga izolimi”/ Zheji tregon çfarë qëndrimi do të kenë ndërkombëtarët pas rikthimit të Berishës në krye të demokratëve: Është një lojë e hapur

Zgjedhja e Presidentit të ri, Gjiknuri i zhgënjyer nga PD: Alibeaj ka një keqmenaxhim të grupit të tij, prisnim më shumë seriozitet nga opozita, nuk e kuptoj çfarë...

"Alibeaj ka lëkundje mendore, e sheh veten në TV dhe mendon se është lider”, deklarata e fortë e gazetarit: Ai është fenomen që nuk mund të shpjegohet kollaj

Zgjedhja e Presidentit të ri/ A do të marrë pjesë opozita në procesin e votimit? Vokshi zbulon çfarë ka vendosur PD

Albana Vokshi tregon formulën se si mund të bashkohen dy grupet e Partisë Demokratike: E kam një shpresë
