
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

Shkruar nga Rigels Seliman 22 Shtator 2023

Lëvizjet më të fundit, pozicionimi krah personave të sanksionuar nga partnerët strategjik ndërkombëtarë dhe deklaratat e lëshuara si “lopa bajgën”, pritet t’i kushtojnë shumë “zarit” të ish-kryeministrit Sali Berisha, Gazment Bardhi, i cili thuajse është një hap larg përjashtimit nga Partia Demokratike. Ky i fundit qysh kur Lulzim Basha dha sinjale se do të rikthehej në politikën aktive, bashkoi forcat me Sali Berishën dhe lakenjtë e tij, për të bllokuar zgjedhjet për kryetar të PD. Por pavarësisht këtyre përpjekjeve, Bardhi dhe shokët e tij planprishës, nuk arritën dot të bënin realitet këtë skenarë ogurzi, teksa sot që flasim Partia Demorkatike zyrtare ka kryetarin e saj, Lulzim Basha, i votuar nga demokratët e ndershëm dhe që mbështetet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian. Por ky rikonfirmimin i Bashës, duket se ka nxjerrë nga binarët deputetin Bardhi, i cili ndonëse është shkarkuar, pretendon se është kryetar i grupit parlamentar demokrat. Bardhi në delir, shëtit nëpër studio televizive dhe në qerren e “Foltores”, duke pretenduar se është shefi i deputetëve, ndërsa ka shkuar deri atje sa të mashtrojë hapur opinionin publik dhe madje ndërkombëtarët. Nga qyteti i Kukësit këtë javë, Gazment Bardhi tha se është konsultuar me SHBA dhe BE për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Mirëpo kjo deklaratë e Bardhit është një gënjeshtër e zezë, pasi delegacioni i Bashkimit Evropian e ka mohuar një gjë të tillë ditën e djeshme. Gjatë një reagim për disa media vendase, Delegacioni i BE, nënvizoi se nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë aktor politik në opozitë për çështjet e Avokatit të Popullit. “Delegacioni i BE-së beson në rëndësinë vendimtare të opozitës për funksionimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, Delegacioni i BE-së nuk komenton dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive politike. Në rastin konkret, Delegacioni i BE-së nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti. Delegacioni i BE-së mbështet plotësisht çdo përpjekje të ndërmarrë për finalizimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.
Skenarët
Por përveçse mori një “shuplakë” dhe u demaskua si mashtrues ordiner nga Bashkimi Evropian, deputeti Gazment Bardhi, i cili është kthyer në vegël e ish-kryeministrit Sali Berisha të shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, rrezikon të përjashtohet nga Partia Demokratike. Gazeta “SOT” ka mësuar se zoti Bardhi rrezikon të përjashtohet nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës. Është nenin 27 i Statutit që i imponon liderishpit të Partisë Demokratike që të përjashtojë Bardhin nga partia. “Thyerja e disiplinës së brendshme të Partisë, ndërmarrja e veprimeve, në çdo formë apo mënyrë, që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të PDSH-së, dhe mosplotësimi i detyrimeve të anëtarësisë, sjell sanksione dhe kufizime të të drejtave të anëtarit të PDSH-së; Masat disiplinore që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmërimi, pezullimi dhe përjashtimi. Këto masa merren sipas rastit nga Kryesia e Degës ose Kryesia e Partisë”, thuhet në nenin 27 të statutit të PD. Ndërkohë që arsyet e tjera që rrezikojnë pozitat e deputetit Bardhi, janë mashtrimi që bëri duke pretenduara se ka qenë në kontakte me partnerët ndërkombëtarë dhe vendimi për t’i shkuar pas një të sanksionuari nga Londra dhe Uashingtoni si Sali Berisha. Megjithatë, vendimi për të përjashtuar Bardhin nga Partia Demorkatike nuk është i panjohur, pasi kolegë të tij janë përjashtuar edhe më parë nga e njëjta rezolutë dhe statut që ai ka votuara kur nuk militonte krah Berishës. Disa nga deputetët aktualë janë përjashtuar nga PD pasi ishin nxitës dhe mbrojtën dhunën e 8 janarit të vitit 2022, ku selia blu dhe demokratët u dhunuan nga mbështetës të plakut Berisha. Madje edhe ky i fundit është përjashtuar nga Partia Demokratike, pasi u shpall “non-grata”. Megjithatë mbetët të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.
Ja si mashtroi Bardhi
Ndërkohë kujtojmë se deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar nga Kukësi këtë javë se SHBA-ja dhe BE-ja i kanë dërguar një shkresë grupit parlamentar të PD-së dhe PS-së ku i kanë kërkuar ndërveprim për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. “Ajo që kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e zgjedhjes se avokatin e popullit. Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin. Në kuadër të këtij shqetësimi kam vënë në lëvizje këtë proces. Jam përgjigjur një shqetësimi që na ka ardhur nga aleatët strategjik. Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrënë pica në një zyrë të Kuvendit, por një proces transparent. Nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve. Procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrënë pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës”, deklaroi Bardhi.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
