Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

BE gati të nisë ‘screening’ për Shqipërinë, Han kërkon marrëveshjen me Greqinë, s’ka anëtarësim për vendet me konflikte fqinjësore

Postuar: 11/07/2018 - 09:10

Zyrtarët e Bashkimi Europian pritet që të angazhohen për të futur në shina fazën përgatitore, në kuadër të hapjes së negociatave në qershor të 2019 me Shqipërinë. I ashtuquajturi procesi “screening” që përbën një fazë përgatitore mbi hapjen e negociatave, do ulë siparin javën e ardhme në Shqipëri dhe Maqedonia. Lajmin e bëri të ditur vetë Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili bëri me dije se do të vizitojë Tiranën dhe Shkupin për të lançuar aktivitetin ekzaminues të BE-së. Duke folur nga samiti i Londrës ditën e djeshme, komisioneri Hahn theksoi se kjo do të jetë një provë për të treguar se sa të vendosura janë dy vendet për të çelur bisedimet. “Ministri e tha në fjalën hapëse se do të donte të shihte një qëndrim më të qartë nga Këshilli Europian mbi hapjen e negociatave. Por ajo që dua të them unë se gjuha që ne kemi përdorur është e njëjtë me procedurat që ne duhet të ndjekim. Ne mund t'i hapnim negociatat nesër, por na duhet të përgatitemi. Dhe kjo është detyra jonë për vitin që vjen. Ne duhet të kemi një proces ekzaminimi gjithëpërfshirës dhe unë do të jem në Tiranë dhe në Shkup gjatë javës së ardhshme për të lançuar nisjen e këtij procesi. Kjo është një provë mjaft e rëndësishme pasi do të tregojë se sa të vendosura janë këto dy vende në fjalë kundrejt anëtarësimit. Do të varet nga ky proces nëse ne do të shkojmë në fazën tjetër në mes të vitit të ardhshëm. Sa më shumë të bëhet në këtë proces, aq më shumë do jetë bërë për negociatat”, deklaroi ai. Bëjmë me dije se procesi i skanimit ka të bëjë nga njëra anë me ekzaminimin analitik të legjislacionit të vendeve kandidate për të evidentuar nivelin e tyre të harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, procesi i skanimit merret me identifikimin e fushave, ku kërkohet përparim në legjislacionin e vendeve kandidate për të qenë në përputhje me rregullat e BE.

Hahn: Ka progres në negociatat Greqi-Shqipëri

Duke folur nga samiti i Londrës, Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn vuri në dukje se ka pasur progres sa i përket marrëveshjes dhe negociatave mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufirin detar dhe çështje të tjera të mbetura pezull. Dhe për këtë, eurokomisioneri inkurajoi zgjidhen e çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve, duke u shprehur se këto problematika kërkojnë lidership nga ana e politikanëve dhe se shpresonte të shihte progres shumë shpejt. Madje, Hahn teksa u ndal pikërisht tek strategjia e zgjerimit që u publikua nga BE-ja, theksoi se Brukseli e bëri të qartë nuk do të pranojë më anëtarë që kanë probleme fqinjësore. “Ka pasur progres dhe është për t’u vlerësuar përpjekjet e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e mbetura pezull. Duhet ndryshim që të avancohet në Evropë. Prej vitit 2015 interesat e Ballkanit për integrim janë shtuar. Është bërë progres edhe në dialogun Serbi-Kosovë”, nënvizoi ai.

Eurokomisioneri: Dritë jeshile për Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Han, u shpreh pak ditë më parë se vendimi i ministrave të Jashtëm të BE-së, është një dritë jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Qershor 2019. Gjatë një prononcimi për mediat, komisioneri theksoi se me Shqipërinë do të fillojë menjëherë puna. “Është një dritë jeshile, pasi qartësisht u vendos që gjithçka duhet të përgatitet për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Qershor të 2019. Kjo është realiste, lidhur me kohën e përgatitjes, pasi një tjetër element i rëndësishëm i vendimit të Këshillit të Ministrave ishte që Komisioni Europian të fillojë menjëherë punën përgatitore për hapjen e negociatave. Pra, ne tani mund të fillojmë me procesin e screening, që është një ekzaminim dhe seleksionim për kapitujt e ndryshëm të negociatave dhe në tërësi bëhet fjalë për 35 kapituj. Ne duhet të ekzaminojmë nivelin e përgatitjes, për çdo kapitull krahasuar me legjislacionin europian të deritanishëm, apo thënë ndryshe “acquis communautaire”. Kjo nënkupton së paku qindra takime përgatitore dhe kjo fazë normalisht merr 1 vit”, deklaroi ai. /Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 22:36

Monika Kryemadhi u shpreh se nëse djeg mandatin e deputetes, do djegë edhe Edi Ramën.

Postuar: 10/12/2018 - 22:32

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 22:17

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën, deklaroi se kryeministri Edi Rama, brenda një

Postuar: 10/12/2018 - 22:10

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 22:00

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 21:54

“Punonjës Policie mbipeshe (barkdërra) të shmangen nga shërbime në vende të dukshme”.

Postuar: 10/12/2018 - 21:51

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kritikuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës,