BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

BE plan të ri për reformën në drejtësi, listë me gjyqtarët e përfshirë në afera, synimi kryesor ngritja e SPAK dhe Byroja e Hetimit, zbardhet dokumenti

BE plan të ri për reformën në drejtësi, listë me

Bashkimi Europian do të dalë me një plan të ri për zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit në vendin tonë. EURALIUS IV mbyll në fund të dhjetorit mandatin e tij, ndërsa kjo është zyrtarizuar së fundmi. Pak ditë më parë përfaqësues të këtij misioni mbajtën mbledhjen Përfundimtare të Komitetit të Palëve. Ky takim kishte për qëllim prezantimin e rezultateve të EURALIUS IV gjatë periudhës së implementimit të tij nga 1 shtatori 2014 deri në maj 2017, të planit të punës për vazhdimin e projektit EURALIUS IV 2017 si dhe për të pasur opinione dhe udhëzime nga përfituesit kryesorë të projektit. Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta, në raportin përfundimtar është vlerësuar puna e arritur deri më tani, ku theksi vendoset te vetingu dhe organet e luftës ndaj korrupsionit. Në raportin voluminoz përmblidhet e gjithë puna e misionit në 3 vitet e fundit, ku ka rezerva sa i takon vonesave në procesin e zbatimit të reformës. Ajo që bie në sy është se në raport përmenden shumë gjyqtarë të përfshirë në afera. “Disa zyrtarë të drejtësisë si oficerë të policisë gjyqësore prokurorë e gjykatës, janë hetuar dhe gjykuar për krime korrupsioni. Gjykatësi Shyqyri Çobo, në Gjykatën e Beratit, u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për korrupsion pasiv, në formën e favoreve seksuale. Aktualisht hetimet janë mbyllur dhe çështja ka kaluar në Gjykatën e Parë të Krimeve të Rënda”, thuhet në raportin përfundimtar. Më tej përmenden dhe Rasim Doda apo Majlinda Andrea dhe këta të akuzuar. Po ashtu, në raport janë të gjithë emrat e gjyqtarëve të denoncuar në media dhe emisione investigative. Përveç raportit vjetor, EURALIUS ka publikuar dhe planin e saj deri në fund të vitit 2017. Interesantja është se prioritet mbetet zbatimi vetingut, ngritja e SPAK dhe KLGJ e KLP. “Me zbatimin e ligjit do nisë të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit, si një njësi e pavarur hetimore, si dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, të cila do kenë kompetenca të caktuara. Do të afrohet asistencë në zbatimin rigoroz të ligjit, ngritjen e organeve dhe forcimin e kapacitete të personelit. Ngritja e organeve do të pasohet nga transferimi i punonjësve dhe monitorimi i punës së tyre. Po ashtu do të ketë trajnime sipas nevojave përkatëse”, thuhet në dokument.

Plani për vitin 2018

Misioni EURALIUS IV mbyll synimet e tij në fund të këtij viti, por në janar do të mbërrijë misioni EURALIUS V. Me qëllim përmbushjen e misionit, KE ka vënë në dispozicion pikërisht 7.5 milionë euro që do shpërndahen në të gjithë sektorët e sistemit të drejtësisë. “Përfitues të projektit do të jetë autoritetet e mëposhtme: Ministria e Drejtësisë (duke përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Shërbimet e Përmbarimit Publik dhe Privat), Zyra Për Administratën e Buxhetit Gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit të krijuara nga reforma gjyqësore, gjykatat, Shkolla e Magjistraturës, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Dhomës Kombëtare e Noterëve, Këshilli për Emërimin e Drejtësisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Parlamenti”, thuhet në raport. Më tej deklarohet se po ashtu fondet do shkojnë për zbatimin e vetingut, ndërsa synimi është krijimi i një sistemi gjyqësor efikas dhe transparent. Nga ana tjetër, thuhet se do ketë një bashkëpunim dhe me PMECA, sidomos në luftën kund korrupsionit. “Fondet do të ndihmojnë në zbatimin sa më korrekt të ligjit në lidhje me luftën ndaj korrupsionit. Në lidhje me drejtësinë penale projekti do të ketë një koordinim me PAMECA V për të shmangur çdo mbivendosje. EURALIUS V do të ndihmojë kryesisht në ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet më tej.

Kliti Topalli

Më të lexuarat