BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

BE ultimatum opozitës të ulet në dialog me PS, Basha nuk tërhiqet, këmbëngul tek 5 kushtet për reformën zgjedhore

BE ultimatum opozitës të ulet në dialog me PS, Basha nuk

Bashkimi Evropian i bën thirrje opozitës të ulet në dialog me Partinë Socialiste, duke theksuar se zgjidhja e krizës është një pikë kyçe për hapjen e negociatave. Zëdhënësja e BE, Maja Kocijancic, u shpreh dje se zbatimi i rekomandimeve të OSBE- ODIHR dhe reforma, janë një test shumë i rëndësishëm për vendin, ndërsa shtoi se, i takon vendit të përcaktojë strukturën që duhet përdorur, për ta çuar më tej reformën. “Reforma zgjedhore dhe zbatimi i rekomandimeve të qarta të OSBE-ODIHR-it janë një test i rëndësishëm për Shqipërinë. I takon Shqipërisë të përcaktojë se cila strukturë duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimin dhe për ta çuar më tej këtë reformë”, tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic. Sipas kësaj të fundit, është shumë e rëndësishme që të ketë bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës, për të bërë progres me reformën zgjedhore. “BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv dhe për të bërë progres me reformën zgjedhore”, përfundoi zëdhënësja e Bashkimit Evropian”, përfundoi Maja Kocijancic.

PD nuk tërhiqet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të mbështesë propozimin për reformën zgjedhore. Pas takimit të djeshëm me ministrin e Jashtëm austriak, Basha deklaroi për mediat se PD nuk tërhiqet nga kushtet që i ka vendosur shumicës për reformën zgjedhore, dhe zgjidhjen e krizës politike. Ai shtoi më tej, se synimi i PD është të luftojë korrupsionin, ndërsa nuk munguan akuzat kundrejt kryeministrit të vendit Edi Rama, që sipas Bashës, ai është pengesa e vetme për zgjidhjen e krizës. “Në fakt i vetmi njeri përgjegjës është Edi Rama. Ai po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë krizë. Opozita e bashkuar në krye të detyrës, propozimi për reformën zgjedhore vijon që të mbetet në tryezë dhe me këtë përgjegjësi i kam konfirmuar ministrit austriak që mund të mbështeten te PD-ja. Synimi ynë është që përmes zgjidhjes së krizës të ecim me vendosmëri dhe vizion për të bërë detyrat tona të shtëpisë për të luftuar korrupsionin duke i nxjerrë paratë nga xhepat e politikanëve të korruptuar dhe duke i kthyer te xhepat e shqiptarëve”, tha ai. Gjithashtu, Basha tha se gjatë diskutimit me ministrin austriak, ka diskutuar për qëndrimin e shumë faktorëve evropianë me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare duke mos plotësuar kriteret kryesore për hapjen e negociatave. “Me ministrin austriak ndamë shqetësimin për qëndrimin e shumë faktorëve evropianë me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare duke mos plotësuar kriteret kryesore për hapjen e negociatave. Dua ta them qartë që rruga që ka zgjedhur Rama në këtë javë që ka mbetur është e gabuar. Është rruga e fajësimit ndaj BE-së dhe çdokujt tjetër, dhe opozitës, medias dhe qytetarëve për të hequr përgjegjësinë”, deklaroi Basha.

Reforma zgjedhore

Një nga kushtet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, është reforma zgjedhore. Lidhur me këtë, kreu i qeverisë i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha, që të bëjnë dialog, por ky i fundit i vendosi kushte. 5 pikat e propozuar nga Partia Demokratike kanë në thelb reformën zgjedhore dhe në një nga pikat, opozita, kërkon largimin e Gjiknurit nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore, ndërsa kanë kërkuar edhe largimin e Rudina Hajdarit si përfaqësuese e opozitës së re nga bashkë-drejtimi i këtij komisioni. Lidhur me këtë propozim, kryeministri Rama deklaroi se reforma zgjedhore është kusht për negociatat dhe koha nuk pret, prandaj shumica do të miratojë draftin sipas rekomandimeve të OSBE-së.

Ornela Çelpica

 

Më të lexuarat