BREAKING NEWS

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës nxjerr prapaskenat dhe ultimatumin e prerë të ndërkombëtarëve: Kufiri i patolerueshëm i vendosur me zë të lartë është…

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës
x

Politike

Befason ish-deputeti demokrat: Do nxjerrin 8 emra kryebashkiakësh të inkriminuar/ Alfred Peza ndërhyn ‘live’ në studio: PD duhet falënderuar!

Befason ish-deputeti demokrat: Do nxjerrin 8 emra kryebashkiakësh të

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj ka deklaruar mbrëmë në “Opinion” se Partia Demokratike do të publikojë dhe 8 emra të tjerë të kryetarëve të bashkive të majta që preken nga ligji i dekriminalizimit.  Ai ka theksuar se informacionet për ta dalin shumë shpejt dhe se PD i verifikon ato.

“Jemi duke parë dhe 8 raste. Ne na shkruajnë vetë. Vijnë njerëzit vetë, i njohin shumë mirë se me çfarë janë marrë këta. Ky i Vaut të Dejës nuk e di sa emra dhe mbiemra ka. Në momentin që ne na vjen indicia nga disa burime, në rastin e Valdrin Pjetrit ka qenë i dënuar në Itali ne gjejmë mënyrën për ta verifikuar. Nuk është ndonjë vështirësi për këtë, dalin shumë shpejt informacionet”, tha Agron Shehaj.

Për deklaratën e tij ka reaguar edhe Alfred Peza, i cili është shprehur se PD duhet falënderuar për denoncimet që bën.

 “PD duhet falënderuar për denoncimet që bën. Është duke bërë atë detyrë që bën çdo opozitë. Opozita ka meritën fillestare për ligjin e dekriminalizimit. Kur një opozitë, ka kauzën e të vërtetave, kur ajo ka qenë në parlament dhe i ka ngritur PS i ka dëgjuar dhe i ka votuar”, tha Peza.