Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Befason ish-ministri i LSI, pasi 'tradhtoi' Kryemadhin, bën reagimin e papritur për Partinë Socialiste

Postuar: 13/06/2019 - 12:20

Ish-ministri i LSI, Lefter Koka, ndër ata që nuk dogjën mandatin dhe vijon ende të jetë në Parlament si deputet, ka kujtuar sot fillesat e tij në politikë që kanë qenë pikërisht me Partinë Socialiste, e cila dje festoi 28-vjetorin e krijimit. Koka thotë se kjo parti ka shenjuar thellë jetën e tij duke veçuar se ka bashkëpunuar me njerëz intelektualë e vizionarë në PS të cilët edhe sot i shërbejnë si udhërrëfyes.

Lefter Koka shkruan:

“Në 28 vjetorin e Partisë Socialiste, nuk mund të mos kisha një moment reflektimi dhe kthim pas ndër vite, për të shprehur sot veç mirënjohje. Kjo Parti shënjoi hyrjen time në politike dhe kontributi në të shënjoi thellë jetën time. Pata fatin që për vite të tëra të bashkëpunoja ngushtë me njerëz intelektualë e vizionarë, të cilët lanë gjurmë të thella te unë dhe sot shpesh më shërbejnë si udhërrëfyes. Nuk mund në këtë ditë të lë pa përmendur vitet më të paharrueshme të jetës sime, kur drejtoja Bashkinë Durrës. Ende sot ngelet një eksperiencë e vyer për mua, më e bukura pa asnjë dyshim, ku jo vetëm njoha qytetin tim ku u linda dhe u rrita, po i shërbeva përulësisht pa asnjë kusht bashkëqytetarëve të mi. Gëzuar ditën tuaj , me besimin se Partia Socialiste e Shqipërisë do të vijojë të japë kontribut të vyer në rrugën e integrimit të vendit tonë”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 13:08

Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni ‘Real Story’, kur ka kujtuar 8 majin e 2011-tës, kur Lulzim Basha duke tjetërsuar votën, përpara të gjitha mediave në mes të ditës, i v

Postuar: 19/06/2019 - 13:04

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka depozituar në Kuvend propozimin për të m

Postuar: 19/06/2019 - 13:00

Që prej mbrëmjes së djeshme vendi është përfshirë nga kaosi dhe përplasjet e shumta që e kanë ten

Postuar: 19/06/2019 - 12:56

Nënkryetari i bashkisë Kamëz , Vendim Demaj thotë se kishin shkuar sot paradite në ambientet e sh

Postuar: 19/06/2019 - 12:42

Kreu i Partisë  Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli i ka kërkuar policisë të lirojë të arr

Postuar: 19/06/2019 - 12:37

Deputeti i opozitës të re Lefter Maliqi u bën thirrje ish-kolegëve të tij policë që të mos i bind