BREAKING NEWS

Rëndohet bilanci, humb jetën një tjetër pacient i shtruar tek Infektivi

Rëndohet bilanci, humb jetën një tjetër pacient i shtruar
x

Politike

Befason ish ministri socialist: Palët kanë rënë dakord për zgjedhje të parakohshme, po negociojnë detajet

Befason ish ministri socialist: Palët kanë rënë dakord

Ish ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Arben Malaj e mohoi se do të jetë pjesë e një qeverie tranzitore.Por skenari i qeverisë tranzitore për Malajn  nuk është thjesht hipotezë, por një marrëveshje që tashmë po konkretizohet.Ai e shpjegon atë në tre faza. 

“Do arrihet fillimisht një marrëveshje që zgjedhjet vendore të shtyhen pak.  Hapi i dytë do të jetë krijimi i  një qeverie tranzitore, që nuk do të zgjasë deri në zgjedhjet e 2021, por deri në zgjedhjet e parakohshme, dhe duket që palët kanë rënë dakord  që kur të arrijnë marrëveshjen për zgjedhjet vendore të kenë caktuar edhe datën e ardhshme. Periudha nga zgjedhjet vendore tek ato parlamentare i jep kësaj qeverie transitore mandatin për një reforme politike”.-tha Malaj.
 
 
Ai tha se asnjë nuk e tregon marrëveshjen deri ditën që ajo do të formatohet në të tre elementët.

Më të lexuarat