BREAKING NEWS

A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të ketë hetime nëse...

A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të
x
BREAKING NEWS

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po bën FBI me këtë çështje

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po
x
BREAKING NEWS

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me kryeministrin: Rama ka anuluar aktivitetet, që nga e mërkura...

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me
x
BREAKING NEWS

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së
x
BREAKING NEWS

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen
x

Politike

“Bëhet fjalë për rezidenca luksoze për...”/ Politologu Ilir Kalemaj zbardh skenaret e mega-skandalit të Portit të Durrësit: Mund të fshihen politikanë dhe oligarkë vendas

“Bëhet fjalë për rezidenca luksoze për...”/

Duke folur në MCN Live mbi projektin e Portit Turistik të Durrësit, politologu Ilir Kalemaj tha se pas këtij projekti korruptiv mund të fshihen politikanë dhe oligarkë vendas.

Kalemaj tha se nga pikëpamja gjeostrategjike relativizohet pesha e Shqipërisë në rajon, pasi vendi ynë mbetet pa port tregtar.

Kalemaj tha se qytetarët durrsakë kanë treguar inteligjencë në zgjedhje, dhe në votimet e ardhshme mund t’i thonë qeverisë që ‘s’e hamë sapunin për djathë’, apo mund të protestojnë kundër projektit.

"Z.Rama premtoi që në seancën e të enjtes do t’ua mbylli gojën kritikëve duke dhënë të dhëna të besueshme lidhur me investimin dhe projektin e Alabbarin. Po dëgjonim edhe z. Duka edhe kreun e Autoritetit Portual dhe zv. E Financave. Ka shumë pikëpyetje nga opinion publik, media. Ti po shkatërron një port ekzistues….Nuk po i futemi faktit që Porto Romano është i diskutueshëm, nga thellësia, erërat që janë aty, gazi dhe nafta, ku janë rezervuarët aty afër. Kjo problematikë do ta pengojë funksionimin normal të këtij porti apo jo? Porti i Selanikut dhe porte të tjera do ta nxirrnin jashtë loje Shqipërinë dhe është gjynah që Shqipëria me këtë gjerësi të mbetet pa port. Nuk po flet njeri për marinë, por për një port të vogël me 200-300 jahte. Do jetë një qytet që do ndërtohet me çmime marramendëse për tregun shqiptar dhe konsumatorët shqiptar. Durrësi ka humbur shumë, që u shkatërrua nga barbaria e ndërtimeve komuniste dhe betonizimi i bregdetit gjatë tranzicionit rrumpallë dhe tani vijmë prapë të projekti tjetër i betonzimit, ku apartamentet nuk do blihen nga qytetarët durrsakë. Aksi Durrës-Tiranë është betonizuar. Kush do blejë kaq apartamente me çmime stratosferike? Dalim te skenari B, janë ata me ‘pasaporta të arta’, nga vende problematike. BE është i prerë kundër ‘pasaportave të arta’ dhe amnistisë fiskale. Se di si e ka menduar qeveria këtë skemë, të jetë në luftë me BE-në apo ta ndërpresë këtë skemë. Vetëm 3,2 për qind do investohet dhe pjesa tjetër do gjenerohet nga shitjet. Cila bankë të jep kredi, kur ti s'ke një plan biznesi. Bankat ndërkombëtare janë shumë rigoroze lidhur me këtë proces. Gjithë këto pengesat logjistike, financiare, transparence, janë mjaft të forta. Në Kroaci rasti që përmendi Rama, u çuan qytetarët dhe e bllokuan”, u shpreh Kalemi.

Kalemaj tha se në projektin e Portit Turistik bëhet fjalë për rezidenca luksoze për individë të pasur nga vendet autoritare, që s’do të jenë të aksesueshme nga qytetarët durrsakë.

Qytetarët durrsakë janë mjaft inteligjentë në përcaktimin e një verdikti popullor që shprehet me votë. Ka kthyer edhe në 180 gradë nga një parti në një tjetër. Durrësi s’ka pasur raste të ngjashme për t’u ngritur në protestë. S’e di nëse do materialzohet në protestë masive. Nëse Durrësi shprehet me votë që s’e hanë sapunin për djathë, për të shkatërruar atë pak qytet që ka mbetur….Do vijnë disa para, të pista, që s’do jenë për Durrësin, do konsumohen në ato rezidenca luksoze, që do sjellin betonizim të mëtejshëm të bregdetit, shkatërrim të mëtejshëm të florës dhe faunës. Bëhet fjalë për rezidenca luksoze për individë të pasur nga vende autoritariste, s’do jenë për qytetarët durrsakë. Nëse ata ngrihen me protesta do ishte shumë më e dëshirueshme, por minimalisht të shprehen me votë në zgjedhjet lokale.

"Tashmë që po mbushen tre vjet nga tërmeti, ka ende familje që flenë në kushte tërësisht të papërshtatshme, s’kanë kushte aspak të përshtatshme. Një pjesë u dërguan në kapanone, ndodhi edhe koronavirusi. Listat u ndërtuan në mënyrë preferenciale dhe partiake. Është e padrejtë për një Parti Socialiste që supozohet të jetë e majtë, për qytetarët në nevojë, por nuk është kështu në rastin e Durrësit. Çdo mekanizëm apo iniciativë që ndërmerret nga opozita është në të mirë të opinionit publik. Por nuk dihet cila pjesë konstatohet në Gjykatë Kushtetuese. Sepse s’ka ende një draft. Duhet të kesh një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti që mund të dërgohet në Kushtetuese. Përtej Gjykatës Kushtetuese, mendoj që ajo që mund ta frenojë këtë projekt, që është korruptiv, që fsheh interesa të tjera, mund të fshihen edhe politikanë apo oligarkë vendas, mendoj që është në dëm të qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Edhe nga pikëpamja gjeostrategjike relavitizon peshën e Shqipërisë në rajon. Ne flasim për port të thatë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut! Si mund të flasësh për port të thatë, kur heq portin e njomë!”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Kalemaj.

Më të lexuarat