Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ben Blushi përplaset me Metën: Po synoni zgjedhje të parakohshme, 18 qershori nuk mund të jetë referendum si në Turqi

Postuar: 21/04/2017 - 08:34

Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ka akuzuar ditën e djeshme kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministrin, Edi Rama se po bëjnë pazare me zgjedhjen e Presidentit të ri. Duke folur nga foltorja e parlamentit, Ben Blushi tha se skenari që po synon Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim është që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Sakaq në fjalën e tij, kreu i kreu i partisë LIBRA theksoi se raundet për zgjedhjen e presidentit po digjeshin qëllimisht nga dy liderët e mazhorancës qeverisëse. Teksa i bëri lutje opozitës të dilte nga çadra dhe të shkonte në zgjedhje. “Po djegin raundet e zgjedhjes së Presidentit sepse duan zgjedhje të parakohshme. Por zgjedhjet e parakohshme nuk zgjidhin asgjë. Doni ta zgjidhni presidentin pas zgjedhjeve? Dikush nga këta të dy mund të shkojë president. Do shkoni në koalicion bashkë? Por kjo nuk e zgjidh krizën. Po thoni se po i jepni kohë PD-së por në fakt po blini kohë. Do i lusja ata në çadër të vinin në zgjedhje sepse përndryshe nuk ka kuptim. Nëse në 18 qershor disa nga partitë tona nuk marrin pjesë, Partia Socialiste merr 120 mandate, e patë çfarë ndodhi në Turqi? Ndryshon kushtetuta dhe kthehet në pronar me 120 mandate ai. Prandaj PD duhet të kthehet në zgjedhje me çdo kusht. Si mund t'ua lëmë në dorë Republikën me 120 mandate nga 140? Siç do marrë pjesë në zgjedhje LIBRA”, nënvizoi ai. Më tej në fjalën e tij, Blushi u ndal tek kriza politike e cila së fundmi kishte përfshirë vendin, duke etiketuar atë si një krizë pallati. Sipas tij, mazhoranca po i prishte zgjedhjet me koshiencë të plotë. Sakaq ai akuzoi Kryeministrin Rama se 18 qershorin dëshironte ta kishte si një referendum për veten e tij. “Ai do që ta ketë 18 qershorin referendum për vete. Ai s'mendon se është individ, por e quan veten çështje. Po shkelni ligjin, po prishni 18 qershorin, po lini vendin pa President. Jepni një kandidat ta njohin njerëzit kush do jetë ky njeri. Kjo krizë deri sot është një krizë pallati, luhet në një pallat politik, në pallatin e politikës shqiptare. Janë tre çadra, e kryeministrit, kuvendit, bulevardit. Por për fat të mirë është krizë pallati. Nëse zgjat përtej 18 qershorit, nga krizë pallati shkon në krizë populli. S'do doja kurrë të ndodhte. Në 97 populli doli në rrugë për t'u mbrojtur. Populli është në shtëpi, do të mbrojë pronën e vet. Nëse ftojmë popullin në krizë, mijëra vende pune do humben, shpresat e njerëzve do zbehen”, deklaroi ish- deputeti socialist, Blushi.

Reagon Meta

Ndërkohë i menjëhershme ka qenë edhe reagimi i Ilir Metës. Në replikën e tij kundër Blushit, kryetari i Kuvendit deklaroi se kërkesa për shtyrjen e afateve të koalicioneve ishte vullnet për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo procedurale. Teksa shtoi se mazhoranca PS-LSI po priste edhe kontributin e opozitës sa i takonte zgjedhjes së Presidentit të ri. “Nuk marr përsipër të interpretoj çështjen e procedurave, por kam përshtypjen se vullneti ka qenë për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo procedurale, për ti dhënë mundësi partive dhe koalicioneve të përfshihen për garën e 18 qershorit. Dhe për çështjen e presidentit qëllimi ka qenë jo për të dështuar raundet por mosparaqitja e kandidatëve vjen për të treguar vullnetin për të bashkëpunuar me opozitën. Është në interes të gjithëve që zgjedhjet të bëhen me opozitën”, nënvizoi kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2017 - 22:54

Pas dështimit të negociatave të ndërmjetësuara nga eurodeputetët David McAllister dhe Knut Fleckenstein, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë vijuar takimet.

Rreth orës 22:20, kryeministri ka shkuar në zyrat e BE-­së në Tiranë.

Postuar: 25/04/2017 - 22:36

Ishte parashikuar që të inagurohej mbrëmjen e së martës por situata ka precipituar në dhunë fizike dhe deri në nxjerrjen e armëve nga brezi.

Postuar: 25/04/2017 - 22:33

Ka përfunduar darka në një nga restorantet e Tiranës mes zv.

Postuar: 25/04/2017 - 22:26

Kryeministri Edi Rama është shprehur sërish për dialog pa kushte në funksion të zgjidhjes së krizës së situatës politike në vend.

Postuar: 25/04/2017 - 22:11

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur as takimeve me negociatorët e BE.

Postuar: 25/04/2017 - 22:09

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi i ftuar në studion e News24 në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka komentuar atë që ndodhi sot mes negociatorëve të BE

Postuar: 25/04/2017 - 21:49

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari i ftuar në studion e “News24”, u ndal tek disa nga propozimet e bëra.