BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Politike

“Bën mirë të kërkosh azil në Turqi”, deputeti paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Ju tregoj se çfarë e pret Ramën

“Bën mirë të kërkosh azil në Turqi”,

Deputeti Lefter Maliqi, thotë se kryeministri Edi Rama është në panik sipas tij nga ndëshkimi i madh që do ti japë populli shqiptar më 25 prill të 2021 në zgjedhjet parlamentare. Nga ana tjetër, ai rendit disa faktorë pse qeveria do të humbasë thellë.

“Ramziu në panik nga ndëshkimi i madh i votës së shqiptarëve dhe nga drejtësia pas humbjes. Nga sot, thotë në komunikim intensiv me publikun. Çfarë aktrimi i dalë boje, po kush të sheh e të dëgjon më ty o Ditëzi? Tepsinë e gërryve me oligarkët, krimin; shqiptarët i mashtrove me shëndetësi e legalizim falas, rend për 100 ditë; popullin e varfërove nga babëzia për pushtet e pasuri.

Qeveria jote është bërë njësh me krimin e oligarkët; taksat i rrite; çmimet i rrite; pagat më të ultat në Rajon; vendin e shpopullove; drejtësinë e kape; institucionet i kape; demokracinë e cungove duke kapur edhe mediet; të varfërit i burgose; kriminelët i ke rrugëve duke sfiduar shtetin me shpërthime tritoli, vrasje mafioze, grabitje, gjoba, vjedhje, trafiqe e tendera korruptiv; vendin e le pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë,’ Policinë e politizove; vendin e kanabizove; socialistët i tradhtove; Rilindjen e pasurove dhe e korruptove; zgjedhjet lokale i ktheve në kooperativa bujqësore me emërim e pa kompetenca; investime zero etj.

Mos e di gjë Popullin dele e budalla, o i Marrë, që mund ti mashtrosh, blesh e nënshtrosh përsëri? Ike plaku Mere, kush të duron dhe 5 muaj. Jetove 7-vjet në parajsë, por pas parajsës të pret. Opozita e Bashkuar = 100 mandate. Mandatin tënd Ramzi, s’ka Perendi që e mbron dhe Zot që se ndëshkon.

P.S Bën mirë të kërkosh azil në Turqi se edhe po s’te ndëshkoi drejtësia, do të ndëshkojë Populli për mëkatet që u ke bërë qindra mijëra shqiptarëve, duke i marrë pronat, duke i burgosur, vrarë, aksidentuar, vjedhur e poshtëruar. Koha jote mbaroi! Ah se harrova, bashkë me ty do zhduket edhe ERTV- ja e mashtrimit”, shprehet Maliqi.

Më të lexuarat