BREAKING NEWS

Banesa në Gjirokastër u përfshi nga flakët, ndërron jetë e mitura

Banesa në Gjirokastër u përfshi nga flakët, ndërron
x
BREAKING NEWS

E veshur kuq e zi, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora: Asgjë nuk mund të na ndalojë

E veshur kuq e zi, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora:
x
BREAKING NEWS

Varianti Omicron, "simptoma të pazakonta", si ta njohim dhe kush ndërmerr rreziqe të mëdha, dëshmitë e para

Varianti Omicron, "simptoma të pazakonta", si ta njohim dhe kush
x
BREAKING NEWS

“Më në fund”, Spartak Ngjela del me mesazhin, paralajmëron momentin e shumëpritur nga shqiptarët: Është koha që kërkon shpagimin moral ndaj gjithkujt që...

“Më në fund”, Spartak Ngjela del me mesazhin,
x
BREAKING NEWS

“Isha atje edhe unë”, Kreshnik Spahiu publikon pamjet emocionuese dhe jep mesazhin e FUQISHËM

“Isha atje edhe unë”, Kreshnik Spahiu publikon pamjet
x
BREAKING NEWS

Aksidenti në Rinas/ Humb jetën pacientja që po transportohej drejt Tiranës, reagon Policia

Aksidenti në Rinas/ Humb jetën pacientja që po transportohej
x
BREAKING NEWS

“I kam parë me sy vetë disa herë”/ Ish-ambasadori i njohur plas ‘bombën’ për Presidentin: Ja si Ilir Meta vidhte lekët me thasë!

“I kam parë me sy vetë disa herë”/ Ish-ambasadori i
x
BREAKING NEWS

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Ngjarja merr një tjetër kthesë, kamerat e sigurisë rrëzojnë truprojën dhe zbulojnë të vërtetën, hidhet dritë mbi atë çfarë ndodhi në orët e vona

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Ngjarja merr një tjetër
x

Politike

Bëri bujë të madhe, Agron Shehaj sqaron debatin me Lulzim Bashën: I thashë kryetarit, pjesa më e madhe e votuesve janë kundër tij!

Bëri bujë të madhe, Agron Shehaj sqaron debatin me Lulzim

Deputeti i Tiranës Agron Shehaj, reagon pas një lajmi të mediave se ai ka debatuar në mbledhjen e djeshme me kreun e PD Lulzim Basha. Sipas deputetit, disa media kanë manipuluar debatin e zbardhur mes tij dhe Bashës për ta denigruar, ndaj ai ka zgjedhur të reagojë publikisht.

“Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”,  shkruan Shehaj.

Shkruan Agron Shehaj:

Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qendrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment.