Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: 11 Janari, dita kur Enver Hoxha faktoi formën e regjimit më mizor të shqiptarëve

Berisha: 11 Janari dita kur Enver Hoxha, faktoi formën e regjimit më mizor të shqiptarëve

Postuar: 11/01/2014 - 18:31

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, ka përshëndetur takimin e sotëm në Prizren të dy qeverive, asaj shqiptare dhe asaj të Kosovës. Berisha duke e quajtur këtë mbledhje si një praktikë të civilizuar në disa rajone të Europës, e ka përshëndetur këtë akt, dhe çdo akt tjetër të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshqiptar si një interes jetik për shqiptarët dhe të dobishëm për bashkëpunimin në rajonin tonë. Por, ai nuk ka lënë pa ironizuar datën në të cilën u zhvillua kjo mbledhje.
 
"Takim për tu përshëndetur! Të dashur miq, sot në një hotel të Prizrenit u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhje të këtij lloji janë një praktikë e civilizuar në disa rajone të Europës. Ndaj dhe ju ftoj të dashur miq të pershëndesim këtë akt, ndonëse modest në përmbajtjen e tij, dhe çdo akt tjetër të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshqiptar si një interes jetik për shqiptarët dhe i dobishëm për bashkëpunimin në rajonin tonë.
 
Takimi i parë apo mbledhja e përbashkët e dy qeverive u mbajt në qytetin e Prizrenit, djepin e idealit kombëtar të shqiptarëve. Por 11 janari është një datë që nuk ka asnjë lidhje me idealin e Prizrenit. Ajo është e dënuar edhe me ligje e në mënyrë të parevokueshme nga historia e kombit shqiptar. Më 11 janar të vitit 1946, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftës shpalli Republikën Popullore (Orwelliane) të Shqipërisë, që do faktohej si forma e regjimit më mizor të shtypjes, persekutimit, izolimit të shqiptarëve në tërë historinë e tyre", shkruan Berisha.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë