BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha 2 orë tubim para Kryeministrisë, policia përgatitet për skenare dhune, ja çfarë do të ndodhë sot në protestë dhe lëvizja e papritur e Ramës

Berisha 2 orë tubim para Kryeministrisë, policia përgatitet

“Foltorja”  do të mbajë sot, më 7 korrik, protestën e parë. Kjo protestë është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, por që ka nxjerrë në pah dhe bashkëpunimin e ngushtë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Protesta e opozitës pritet të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mësohet se “Foltorja” ka kërkuar leje në policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00 për zhvillimin e tubimit përpara Kryeministrisë. Pra, ajo është parashikuar që të zgjasë dy orë. Prej ditësh grupet e punës të miratuara nga selia blu, kanë dalë në terren dhe kanë shpërndarë fletushka, për të ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit.

Policia e Shtetit dhe Garda të përgatitur për skenare dhune

Ndërsa sot në darkë qytetarët e thirrur nga Berisha do të protestojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, Policia e Shtetit ka marrë masa mbrojtëse. Njoftohet se vetë kreu i Qeverisë nuk do të jetë në zyrë ditën e protestës, pasi ai do të jetë në Vlorë deri në mbrëmje. Kërpudhën e rindërtuar pas shkatërrimit të së parës nga protestuesit e dikurshëm të opozitës, Rama e zhvendosi nga lulishtja në hyrje të Kryeministrisë. Po ashtu dera kryesore dhe dritaret vishen me llamarinë të fortifikuar, për të mos lejuar protestuesit të hyjnë brenda selisë se qeverise. Në bulevard, shtyllat e ndriçimit do të lyhen me material graco e ndërsa do të instalohen edhe disa megafonë. Policia ka planifikuar që ditën e protestës të angazhohen 1200 forca. Ekipet e rendit do të qëndrojnë ne formë kordoni, më pas do të jenë ato të Shqiponjave e ndërsa grupet e FNSH do të pozicionohen disa metra më poshtë. Disa grupe kontrolli do të qëndrojnë në hyrje të kryeqytetit. Synimi është evidentimi i çdo automjeti të dyshimtë për armë zjarri, sende të forta si dhe lëndë piroteknike. Për pikasjen e këtyre personazheve, departamenti i rendit dhe sigurisë publike po bashkëpunon me drejtoritë vendore. Në këtë proteste të angazhuar do të jenë edhe oficerët e Antiterrorit. Agjentët e këtij sektori do të vëzhgojnë personat që kanë dyshime për prirje terroriste.

Skenari i protestës së PD-së përpara Kryeministrisë

Mësohet se protesta do të hapet me këngën e Renis Gjokës dhe Big Bastës, e cila pritet të jetë dhe himni i qëndresës së demokratëve. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë marshimin për t’ju bashkuar protestës nga selia e PD-së, drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Në protestë pritet të flasin dhe përfaqësues nga Shoqëria Civile, ku i pari do të marrë fjalën avokati Altin Goxhaj, si kryetar i Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë. Protestuesit sipas degëve do të mblidhen një pjesë në sheshin Skënderbej, një pjesë tek Nënë Tereza. Vetë Berisha pritet që të jetë i fundit që do të marrë fjalën në podium, ndërkohë që më herët para tij do të ngjiten për të marrë fjalën përfaqësues të të gjitha shtresave të shoqërisë. Në protestë, e cila është e para që prej marrjes së drejtimit të PD-së nga Sali Berisha, pritet që të ketë një numër të madh folësish.

Rrugët që do të bllokohen

Ndonëse nuk ka informacione për krijimin e situatave të tensionuara policia prej disa ditësh ka mbajtur në vëzhgim disa persona me precedentë penalë. Nga ana tjetër, një pjesë e segmenteve pritet të bllokohen pjesërisht nga policia rrugore. Për protestuesit që vijnë nga sheshi Skënderbej, Policia do të sigurojë rrugëkalimin për, ta duke bllokuar pjesërisht Bulevardin Dëshmorët e Kombit deri te Kryeministria. Për ata që vijnë nga Rruga e Elbasanit do të ketë kufizime gjithashtu, ndërsa do të sigurohet lëvizja e lirë e protestuesve nga selia e partisë demokratike deri në dyert e Kryeministrisë. Kufizime të pjesshme do të ketë dhe në rrugët që të çojnë për në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve kjo edhe për shkak të mobilizimit të policisë. Prej disa ditësh strukturat e Partisë Demokratike kanë bërë thirrje që protestuesit të marrin dhe fëmijët e tyre në atë që quhet Shqipëria në rrezik.  

Më të lexuarat