Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Administrata do rreshtohet në çdo miting të PD, përjashtohet Ushtria dhe SHISH

Berisha: Administrata do rreshtohet në çdo miting të PD, përjashtohet Ushtria dhe SHISH

Postuar: 18/05/2013 - 10:19

Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si një akt normal rreshtimin me dhunë të administratës publike në mitingjet e Partisë Demokratike. Berisha tha se përveç Ushtrisë, policisë dhe SHISH, administrata do të jetë në funksion të Partisë Demokratike në këto zgjedhje. “Së pari, në një vend të lirë administrata ka të drejtë të padiskutueshme përveç Ushtrisë, policisë dhe SHISH, të angazhohen. Të tjerët kanë të drejtë të angazhohen nga mëngjesi deri të darkë pa shkelur orarin. Ne kemi draftin e ligjit se dhe punonjësit civil të marrim pjesë në fushatë. Ti nuk mund t’i mohosh tjetrit veprimtarinë politike, në vullnetin e tyre të lirë. A po bëjnë fushatë punonjësit e Bashkisë së Durrësit, le të bëjnë, pasi ato janë qenie shoqërore dhe politike. Ka një gjë tjetër sa të fillojë data 23 do vejë në fuqi vendimin që vura në zgjedhjet e mëparshme, asnjë mjet dhe asnjë burim zyrtar dhe qeveritar nuk mund të përdoret për fushatë përveç fondeve të partisë, e kam bërë unë dhe do e bëj prap”, tha kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë i ftoi punonjësit e administratës të mos frikësohen nga kërcënimet e Ramës, pasi është në gjendje jo të mirë psikike. “Unë i ftoj punonjësit e administratës të mos frikësohet nga kërcënimet e Ramës, pasi është në gjendje jo të mirë psikike. Është në një fazë të veçantë psikike, se nga se e di vetë, se unë jam kardiolog. Të gjitha këto janë stisje dhe sajime të një njeriu të dëshpëruar që iu fik fushata, iu fik, atë ta zgjidhë me Koçon dhe të tjerët”, tha kryeministri. Berisha sulmoi edhe Bamir Topin, për të cilin tha se ia ka dhënë zemrën Edi Ramës. “Koalicionet paszgjedhore në një vend të qytetëruar i dikton sovrani, ato nuk i dikton ti. Ty të takon të lexosh sovranin, çfarë thotë sovrani. Një gjë është e sigurt, zoti Topi, për arsye që i di vetë ai, u rreshtua kryekëput me zotin Rama, sa që e votoi atë. Po ja ke dhënë votën, i ke dhënë zemrën, dhe zemrën politike ja ke dhënë tjetrit. Ja dha zotit Rama, a kishte arsye, kurrë nuk kishte arsye. Nuk mund ta bënte atë. Ai ishte një njeri që për shumë arsye nuk mund ta bënte atë. Ai ja dha zemrën politike Edi Ramës. Kjo është e vërteta”, tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Postuar: 20/08/2019 - 23:58

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Be

Postuar: 20/08/2019 - 23:46

Ministrja Elisa Spiropali shprehet se rritja e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë është

Postuar: 20/08/2019 - 23:33

Pronari i një lokali në Sarandë, Spiro Iljadhi replikon me ish-kryeministrin Sali Berisha pas den