BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Berisha akuza qeverisë për menaxhimin e edukimit: Mbyll një shkollë, hap një burg, mësuesit janë zëvendësuar me militantë partiakë

Berisha akuza qeverisë për menaxhimin e edukimit: Mbyll një

Ish-kryeministri Sali Berisha, zhvilloi dje një takim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare. Ai ka vënë theksin në nxënësit dhe studentët që largohen nga vendi dhe problemet në shkollat shqiptare. Berisha u shpreh, se mësuesit e vërtetë janë zëvendësuar me militantë partiakë. “Ka një bjerrje të madhe gjatë këtyre viteve dhe është pa dyshim treguesi më i ndjeshëm i bjerrjes kombëtare, i rrokullisjes së shoqërisë e kombit tonë. Nga viti 2013, 9 vite më parë deri në 2021, ne numërojmë 208 mijë fëmijë e studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje dhe jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve tanë, ekonomike, familjare të tyre dhe një thellim të tmerrshëm e fshatit e qytetit, të varfërve dhe të pasurve, kemi një zhvlerësim shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Mësuesit e vërtetë janë zëvendësuar me militantë partiakë. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlera e liri dinjitet e atdhetari, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në rregullat e nënshtrimin. Është vendosur kontroll i turpshëm mbi mësuesit. Qëndrimet e tyre në mediat sociale janë jo të pakta rastet ku ata janë pushuar sapo transferuar për statuset në Facebook. Është rikthyer tek rregullat e origjinës dhe kjo është e vërteta. nëse marrim infrastrukturën, ajo është në rrënim. sot 90 përqind e shkollave nuk kanë ngrohje, as ato në Tiranë, sepse kreu i bashkisë shpenzon 10 mln euro për dezinformim mediat, për furça të pseudopersonalitetit të tij. Nuk i shpenzon për ngrohje në shkolla. 70 përqind e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Janë mbyllur 620 shkolla por është dyfishuar numri i policëve dhe kriminaliteti. Shprehja “Hap një shkollë mbyll një burg”, këtu është shndërruar: Mbyll një shkollë hap një burg”, tha Berisha.

Më të lexuarat