Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha akuza Ramës: Vëllai yt i përfshirë në trafikun e drogës

Postuar: 13/10/2017 - 13:23

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka marrë fjalën e tij në Kuvend.

Ndërkaq Berisha ka vijuar me akuza të rënda në drejtim të Ramës duke i përmendur sërish sot kryeministrit Rama vëllain e tij Olsi, të cilin edhe pak kohë më parë e ka akuzuar se lëvizte në një makinë që kryente trafikun e drogës.

“Sapo erdhi në pushtet dhurata e parë që iu bë Shqipërisë ishte uzina e kokainës në Elbasan. Ai ishte kryeministër por vëllai i tij Olsi Kristaq Rama është gjetur në TIMS të kalojë kufirin me makinën e përshtatur nga Ilir Hoxha, Gentjan Gjonaj dhe Genci Xhixha me targë AA635DM. I vëllai i Edi Ramës ka kaluar kufirin me këtë makinë më 8. 6. 2013, ka kaluar kufirin më 13. 7. 2013, 8.8. 2014, 6.6 2014, 11. 7. 2014 me këtë makinë kanë kaluar kufirin për transport droge të gjithë ata që janë brenda veç këtij që është vëllai i Ramës e s’mund të preket. Pse ndodhej yt vëlla në makinën e kokainës, jep sqarime”,- tha Berisha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 20:43

Ish-kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews” deklaroi se në çdo rast ka qenë dhe është me bazën e kësaj force politike.

Berisha u përgjigj pyetjes se me cilin do të ishte në rast se do të kishte një kërkesë për largimin e Kryetarit të PD-së.

Postuar: 12/12/2017 - 20:28

PD e ka cilësuar si të jashtëligjshëm procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm duke akuzuar Ramën kërkon që të mbyllë dosjet e korrupsionit.

Postuar: 12/12/2017 - 19:18

Komisioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile ka sqaruar qëndrimin e saj për kandidatin nga Shoqëria Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Postuar: 12/12/2017 - 18:58

Partia Socialiste ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, duke refuzuar ndryshime në ligjin për tarifat gjyqësore.

Postuar: 12/12/2017 - 18:19

Zyrtarisht janë shtatë kandidatë për të pasur postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Postuar: 12/12/2017 - 18:15

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi e ka cilësuar kalimin në sistemin online të lejeve mjedisore dhe sistemit online të gjobave si një hap për transparencë në dhëniet e lejeve mjed