BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Politike

Berisha akuzon Palmerin se i ka përgatitur dosjen e zezë pasi e akuzoi për gruan serbe dhe merr në mbrojtje Shkëlzenin për përfshirjen në Gërdec

Berisha akuzon Palmerin se i ka përgatitur dosjen e zezë pasi e akuzoi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar së fundmi edhe zv.ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, si të përfshirë në shpalljen e tij “non grata”. Ai ka folur për një emision në RTV Dukagjini, ku përveç akuzave ndaj Ramës dhe Soros, dje përmendi dhe Palmer, duke aluduar se dosja e zezë për të është thurur prej tij. “Mua në 2019 më kanë akuzuar për konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA. Konspiracioni ishte përgatitur nga Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama. Këta kishin siguruar komunitetit ndërkombëtarë se projekti për Kosovën ishte serioz dhe zyrtar i Uashingtonit. Por kur unë dhe lider të Kosovës kundërshtuam projektimin për ndarjen e Kosovës, ata nisin luftën ndaj meje. Unë i thashë zyrtarit amerikan (Palmer) se kishte gruan serbe dhe madje e akuzova, por më pas i kërkova ndjesë se s’ishte e vërtetë. Dhe këta të tre së bashku me zyrtarin amerikan nisën të kopsitnin dosjen time për të më futur në “Black Listën” e SHBA, pasi sipas tyre, kam punuar kundër politikave amerikane”, tha ai. Më tej ai ka vijuar me akuzat se provat e mbledhur kundër tij janë të manipuluara. Berisha vijon t’i referohet deklaratës që DASH dërgoi për Gazetën SOT. “Ata të cilët delegojnë arsyen e tyre, logjikën e tyre, ata pastaj bie dakord kanë bërë zgjedhjen e tyre. Në këtë kontekst është e vërtetë që ka një vendim. Por 3 orë mbas atij vendimi unë i kam deklaruar gjithë botës, shqiptarëve dhe botës, se ai vendim është fund e krye i bazuar në keqinformimin e Sekretarit Blinken nga lobimi hakmarrës korruptiv i Ramës dhe Soros”, tha ai.

Rihapja e Gërdecit

Rihapja e çështjes së Gërdecit ditët e fundit, ka shqetësuar ish-kryeministrin Berisha. SPAK ka nisur një betejë kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe dje mbi shpërthimin në Gërdec është pyetur ish-kryeministri Berisha. Gazetarët kanë deklaruar se përmendet dhe emri i djalit të tij Shkëlzenit si të përfshirë, por ai e mohoi duke e marrë në mbrojtje. “Absolutisht gënjeshtër. Po ju them një gjë. Ka një keqkuptim të madh. Djali im nuk përmendet në asnjë rast për Gërdecin. Kategorikisht janë pyetur çdo njeri”, tha ai. Por një prej gazetarëve në panel deklaroi se ka një letër nga Ministria e Drejtësisë e asaj kohe që përmend Shkëlzen Berishën. “Ai dokument është inekzistent, sepse është dërguar nga një person që e di me emër e mbiemër, në ministrinë Mbrojtjes dhe ai dokument është fals. Nëse do ishte i vërtet ai dokument, Ina Rama, e cila ka qenë një kundërshtare e hapur publike, nuk do kursente asgjë. Ai dokument është dërguar me qëllim që të implikojë djalin tim dhe e ka bërë aq të qartë traktin sepse e kanë kuptuar dhe nuk e kanë futur as në dosje. Mos ma kërko kush është. Është një ish zyrtar i imi. Meqë unë vendosa të mos e hedh në gjyq, sepse ia meritonte të shkonte në burg, unë e gjykova në atë kohë ta mbyll. Unë si kryeministër nuk e pashë të arsyeshme ta padisja dhe të dilja të thosha se kanë bërë komplot. Ai që e bëri këtë është faqezi”, tha ai.

Më të lexuarat