Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Alternativa e PS janë akuzat, shpifjet dhe bllokimi

 Berisha: Aleternativa e PS janë akuzat, shpifjet dhe bllokimi

Postuar: 17/05/2013 - 13:04

Kryeministri Berisha, nga Korça ka premtuar se do të bëhet gjithçka për zhvillimin, investimet infrastrukturore, lehtësimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të punës. Këto deklarata, kreu i qeverisë i ka bërë ndërsa ka inauguruar impiantin e përpunimit të ujërave të zeza.

 “Ne do bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të punës. Ne hoqëm taksat për çdo lloj makinerie për biznesin. Ne vendosëm për rimbursimin e plotë e të gjitha taksave, të trefishimit të grandeve për fermerët. Ne synojmë krijimin e vendeve të punës. Kjo është alternativa jonë e cila ka shumë djersë, mundime dhe sakrifica, por një gjë është e sigurte ajo ka sukses. Kur ne inauguruam impiantin e parë, askush nuk e besonte se ne do të ndërtonim 14 të tilla në mbarë vendin por ja që u bë realitet. Ne i mbajmë premtimet tona. Mund të ndodhë ndonjë shtytje në kohë, por ju garantoj ju se ne kurrë nuk i lëmë pa realizuar ato”, tha Berisha.

 “Duke ju ftuar ju të zhvillojmë së bashku fushatën më dinjitoze për ju, vlerat tuaja, vlerat e shqiptarëve, ju bëj thirrje që në 23 Qershor të mendoni cila është alternativa e PD-së dhe koalicionit të saj dhe hidhni sytë në alternativën tjetër. Ajo është, akuza akuza, shpifje shpifje, bllokime dhe bllokime. Ata nuk votuan 3 ligjet për tu bllokuar shqiptarëve statusin. Ata nuk kanë votuar për marrjen e vizave, bënë gjithçka për të bllokuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, por ne e firmosëm atë. Ata nuk votuan për ndërtimin e unazës së Korçës, ndërtimin e këtij impianti, ndërtimin e landfillit së shpejti, por ne i ndërtuam dhe do t’i ndërtojmë ato.

Ata nuk pendohen me bllokimet e tyre, sepse nuk kanë interesat tuaja. Programi ynë është i qartë, bëjmë gjithçka për një mirëqenie më të mirë. Kemi rritur rrogat, pensionet. Në të gjitha rastet është unike në Evropë dhe botë se opozita voton kundër rritjes se rrogave dhe pensioneve. Në çdo vend të botës, opozita bën betejën më të madhe që të rrisë edhe më shumë përqindjen e rritjes së rrogave dhe pensioneve”, tha më tej Berisha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Postuar: 20/08/2019 - 23:58

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Be