Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Berisha: Arsimi profesional është zgjedhje e mençur, për ju ka uri tregu

Berisha: Arsimi profesional është zgjedhje e mençur, për ju ka uri tregu

Postuar: 16/05/2013 - 12:28

Ndërsa ka inauguruar rikonstruksionin e shkollës së mesme profesionale “Karl Gega” në Tiranë, kryeministri Berisha ka premtuar sot se do të bëhet gjithçka për vendosjen e arsimit profesional në piedestalin e merituar.

 “Arsimi profesional ka qenë dhe mbetet lokomotivë i zhvillimit të ekonomisë. Do bëjmë çdo gjë për zgjerimin e shkollave profesionale.  Të bëjmë gjithçka që shkolla të përdoret edhe pasdite. Të shtojmë personelin dhe ta bëjmë këtë shkollë një qendër të fuqishme që kompanitë të sjellin punëtorët për kualifikim. U them biznesmenëve të rinj, se një nga hapat e parë që do të ndërmarrim ne është krijimi i një fondi për të financuar bizneset tuaja, të vajzave dhe djemve që mbarojnë shkollat profesionale, që në fillim të vetëpunësoheni dhe më pas të krijoni vende të reja pune”, tha Berisha.

 “Ne duhet të rindërtojmë sistemin e arsimit profesional, që për rrethana të caktuara njohu kolaps të plotë, pasi në masën 90% ishte orientuar drejt bujqësisë. Ne kemi bërë e po bëjmë gjithçka për ta vënë në piedestalin që meriton këtë arsim. Garantoj të rinjtë dhe prindërit se zgjedhja e arsimit profesional është zgjedhje e mençur. Për ju ka shumë uri tregu. Ideja se arsimi profesional kushtëzon vazhdimin e arsimit është e gënjeshtër. Ai ju ndihmon të ndiqni çdo shkollë që doni”, deklaroi Berisha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë ven

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.