
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Berisha, Basha dhe Prendi të kallëzuar në SPAK për “21 janarin”, Prokuroria Speciale: Do hedhim shortin për përcaktimin e prokurorit

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2023

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të hedhë në short shqyrtimin e kallëzimit të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-kreut të PD dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha si dhe ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi për vrasjen e 4 qytetarëve në 21 janar 2011 përpara godinës së Kryeministrisë. Lajmi u dha nga Sekretaria e SPAK për median “Euroneës” pas pyetjes që iu bë lidhur me procedimin e këtij kallëzimi. Megjithatë, nuk është përcaktuar ende data e hedhjes së shortit për përcaktimin e prokurorit të SPAK që do të shqyrtojë këtë kallëzim penal. “Në Sekretarinë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është protokolluar në datën 23.01.2023, kallëzimi i Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, në lidhje me ngjarjet e dates 21.01.2011. Ky kallëzim do t’i nënshtrohet procedurës së shortit dhe do të trajtohet në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale”, përgjigjet SPAK. Para dy ditësh, ministri Manja kallëzoi penalisht Berishën, Bashën dhe Prendin për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Shpërdorim i detyrës”, duke i akuzuar për organizimin të sulmit me armë zjarri ndaj demonstruesve në 21 janar 2011. Manja deklaroi për mediat se vrasjet e 4 “Dëshmorëve të Atdheut” Hekuran Dedës, Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Aleks Nikës se nuk janë vrasje nga pakujdesia, siç i cilëson Berisha dhe Gjykata e Apelit të Tiranës në 2013 ndaj Prendit dhe ish-gardistit Agim Llupo (u dënuan me nga 1 dhe 3 vite burg), por janë vrasje të pastra shtetërore. Këto veprime vijnë pasi gazetari Artan Hoxha dorëzoi në SPAK kasetën e komunikimeve në radio mes Prendit dhe vartësve të tij në 21 janar 2011, ku i udhëzonte për të qëlluar ndaj demonstruesve.
Më të lexuarat


Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Çështja "McGonigal", Sali Berisha hedh deklaratën e fortë: Ish-zyrtari i FBI-së ka qenë në SPAK. Zbardh takimet "e fshehta" për arrestimin e tij

“Të zhvishet nga kostumi i KM-së dhe ta shohë drejtësinë amerikane!”/ Gazment Bardhi zbardh prapaskenat e çështjes "McGonigal" dhe zbulon pse e çoi Ramën në SPAK

Berisha plas deklaratën ‘bombë’: Qeveria përdor zyrtare të larta si eskorta për të kompromentuar ambasadorët, pushtet i degraduar

Çështja McGonigal- Rama/ Presidenti përkrah opozitën për hetimin nga SPAK: Shumë mirë që i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese

Berisha zbulon SMS që Kim i dha bashkëpunëtores së tij pas shpalljes non-grata: McGonigal s'e akuzoj dot, por Rossini ndikoi

"Mafia si Big Brother...", Petrit Vasili: I vetmi qe është i kënaqur është Edi Rama

“T’ja bëjmë cunam qeverisjen”, çfarë po përgatit Berisha?
