BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Berisha bën për vete deputetët, demokratët përgatiten për revolta, socialistët paralajmërojnë ndëshkim të ish-kryeministrit nga reforma në drejtësi

Berisha bën për vete deputetët, demokratët përgatiten

Partia Demokratike duket se në shtator do të nisë një aksion politik të ashpër kundër qeverisë. Pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha dy ditë më parë, i cili duke u ndalur tek protestat në Rumani u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen në shtator kundër qeverisë, një gjë të tillë e kanë mbështetur edhe deputetët demokratë. Edhe pse kreu demokrat, Lulzim Basha ka deklaruar prej kohësh se është pro protestave paqësore, duket se pas rritjes së presioneve ka vendosur që të marrë një aksion të gjithanshëm politik kundër qeverisë në shtator. Deputetja e PD, Orjola Pampuri, në një reagim të dhënë dje për gazetën, teksa u rreshtua krah deklaratës së ish-kryeministrit Berisha deklaroi se vetëm një aksion i fuqishëm mund të shkund themelet e kësaj qeverie. Ajo tha se ky vend nuk e meriton këtë realitet dhe këtë qeveri pasi pas pesë vitesh në pushtet bëmat e mazhorancës nuk kanë të sosur. “Sigurisht që mbështes e jam në krah të çdo vendimi të liderit historik dhe kryetarit të PDSH. Njëkohësisht pas pesë vitesh në pushtet, bëmat e kësaj qeverie nuk kanë të sosur, besimi tek qytetarët, për këtë qeveri ka rënë totalisht. Besimi se do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme me këtë kryeministër ka rënë, ç’ka do të thotë që vetëm një aksion i fuqishëm mund të shkunde themelet e kësaj qeverie mafioze, dhe mund të shkëpusë lidhjet e bandave të krimit e të drogës me pushtetin. Ky vend dhe qytetarët e tij nuk e meritojnë këtë realitet e këtë qeveri, e cila të vetmen mundësi krahasimi që mund të ketë është me atë të regjimit diktatorial te 50 viteve te komunizmit ne Shqipëri”, tha deputetja Pampuri. Por në të njëjtën linjë është rreshtuar dhe deputeti Luçiano Boçi. Deputeti Boçi theksoi për gazetën se shtatori është paralajmëruar si momenti i rinisjes së një aksioni opozitar duke përfshirë këtu dhe reagime të forta kundër qeverisë. “Shtatori është paralajmëruar si moment i rinisjes së një aksioni intensiv opozitar duke përfshirë dhe reagime të forta. Ngjarjet e Rumanisë apo kudo që ndodhin tregojnë se regjimet çfarëdo forme të kenë meritojnë të rrëzohen dhe rruga e rrëzimit të tyre janë protestat”, tha ai. Ndërkohë, edhe deputeti i qarkut të Korçës, Ervin Salianji pohoi për gazetën se e mbështet plotësisht deklaratën e ish-kryeministrit për të nisur revoltat kundër qeverisë.

Socialistët paralajmërojnë Berishën

Por teksa demokratët janë rreshtuar në unison për të nisur në shtator aksionin politik kundër qeverisë, socialistët nuk i kanë kursyer paralajmërimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke u ndalur tek deklarata e Berishës për nisjen e revoltave, deputeti Bujar Çela në një reagim të dhënë për gazetën u shpreh se ish-kryeministri po i bën këto thirrje nga frika e reformës në drejtësi. “Po ulërin si ujku që në pyll s’po gjen më ushqim dhe këto janë ulërimat e tij të çmendura drejt fundit të tmerrshëm që e pret nga reforma në drejtësi! Në rast se kjo reformë nuk shkrumbon, shkrin Berishën dhe gjithë kazanin e tij atëherë qenkemi të gjithë të gënjyer. Kjo do të quhej flluskë sapuni me plotë gojën dhe ne prej 3 vitesh i paskemi rënë një defi të shpuar. Qenkemi tallur me veten, ndërkombëtarët dhe gjithë popullin!”, u shpreh deputeti Bujar Çela. Ndërkohë, nga ana tjetër, këto deklarata nuk janë marrë parasysh nga ana e deputetit socialit Andrea Marto. Sipas deputetit Marto, PD gjatë kohës që është në pushtet vetëm thirrje për përmbysje pushteti bën. Deputeti Marto u shpreh gjithashtu pesimist nëse aksioni politik i PD në shtator do të merret seriozisht nga qytetarët. “Gjatë gjithë kohës që është PD në opozitë, vetëm thirrje për përmbysje bën. Nuk mund të pranojë që vendin të qeveriset nga forcë tjetër politike. Besoj se nuk e merr kush seriozisht...”, tha Marto për gazetën. /Endri Arizi

Më të lexuarat