BREAKING NEWS

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i
x

Politike

Berisha braktis Ilir Metën për ndryshimet kushtetuese, LSI e vetme përballë aleancës PS-PD dhe mbështetjes amerikane

Berisha braktis Ilir Metën për ndryshimet kushtetuese, LSI e vetme

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese duket se ishte një goditje e fortë kundër LSI dhe presidentit Ilir Meta, sesa kundër PD. Ajo që e tregon qartë këtë janë reagimet e ditëve të fundit nga të dyja kampet. Ilir Meta kërcënon dhe flet për revolta popullore apo për shpërndarje Parlamenti, ndërsa lideri i PD duket se përgatitet për të shkuar në zgjedhje pavarësisht reagimit të presidentit. Meta e thirri disa herë në zyrë Bashën për të shmangur një bashkëpunim PD-PS, por duket se dështoi. Tashmë koalicionet u hoqën dhe PS me LSI me gjasë do të shkojnë të ndara në zgjedhje dhe do jenë më shumë parti rivale sesa partnere. Por goditjen më të madhe presidenti duket se e ka marrë nga ndërkombëtarët. Që të gjithë pajtohen në një pikë: Konsensusi në Këshillin Politik. Ndryshimet kushtetuese ishin vetëm maja e ajsbergut. Puna më e madhe do të jetë detajimi i tyre në Kodin Zgjedhor, ku do të përcaktohet formula e transferimit të votës, e ndarjes së mandateve, e shumë elementë të tjerë. SHBA, BE, Gjermania, PE dhe shumë përfaqësues të tjerë e kanë bërë të qartë se tashmë palët duhet të ulen dhe të negociojnë mbi mënyrën se si do të ndryshojë Kodi. Në varësi të reagimeve të ndërkombëtarëve, duket se PS dhe PD janë të destinuara të gjejnë gjuhën e përbashkët, ndryshe do hyjnë në luftë me ndërkombëtarët. Ambasadat e SHBA dhe BE në vendin tonë dolën hapur se respektojnë vendimmarrjen e Parlamentit, por e kanë bërë të qartë se duhet të ketë konsensus për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. PS rrezikonte të shkonte drejt një krisje të madhe me ambasadorët, të cilët për hir të së vërtetës e kanë mbështetur. Megjithatë diplomatët u tregun të rezervuar, por paralajmërimi është dhënë: “Liderët duhet të mbajnë fjalën e tyre për të vijuar bisedimet”. Vetë Rama të premten i bëri thirrje publike Bashës që të ulen dhe të bisedojnë. Nga ana tjetër PD nëse refuzon Këshillin Politik sigurisht që do i japë PS mundësinë ta bëjë si të dojë Kodin. Po ashtu ndërkombëtarët do ja atashojnë asaj përgjegjësinë e dështimit të dialogut. Pra konsensusi është i pashmangshëm dhe e vetmja parti që nuk e do është ajo e presidentit. LSI tashmë është e vetme përballë PS-PD dhe ndërkombëtarëve.

Berisha lë në baltë Metën

Këmbëngulja e ndërkombëtarëve duket se lë në baltë presidentin, i cili kërkon rrugën e dhunës dhe protestave. Vetë ambasadorët ishin të gjithë të moderuar, por i vetmi që kërcënonte dhe shante ishte pikërisht Meta. Qëndrimet e PD, PS dhe të ndërkombëtarëve tregojnë qartë se presidenti është jashtë gjithë kësaj çështjeje. Por goditjen më të madhe ai e ka marrë nga Sali Berisha. Vitet e fundit Meta e Berisha identifikoheshin si i njëjti person. Çdo gjë që ndodhte në opozitë ishte dorë e tyre. Madje Meta e Berisha i kishin shtuar takimet që pas djegies së mandateve. Vetë Meta në shumë raste nuk e ka fshehur afeksionin për “doktorin”. Megjithatë i vetmi person që nuk ka reaguar për ndryshimet kushtetuese është Berisha. Nga PD e LSI nuk ka mbetur njeri pa folur, por ish-kryeministri nuk është prononcuar si në media ashtu dhe në rrjetet sociale. Edhe pse Meta bërtet dhe kërcënon, duket se Berisha është më i tërhequr duke ngjallur shumë pikëpyetje mbi strategjinë e tij? Heqja e koalicioneve duket se nuk e dëmton fare PD, pasi skema e 2017 e tregoi këtë. Ndërkohë që LSI dhe PDIU apo partitë e tjera kanë humbur shumë elektorat sepse militantët e tyre janë bashkuar me PS.

Më të lexuarat