BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Berisha dhe LSI i hedhin “benzinë” zjarrit dhe paralajmërojnë trazira gjatë protestës së sotme, sulmojnë Ramën dhe i kërkojnë të mos provokojë protestuesit, Noka kërcënon policinë

Berisha dhe LSI i hedhin “benzinë” zjarrit dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka “hedhur benzinë zjarrit” një ditë para protestë së thirrur prej tij kundër qeverisë. Protesta e kësaj së enjte e thirrur nga “Foltorja” dhe Lëvizja iste për Integrim”, do të nisë nga selia blu, ndërsa do të marshohet drejt Kryeministrisë, aty ku do të mbahen fjalime, që do të përmbyllen me fjalën e Sali Berishës. Por dje në një dalje për mediat, ish-kryeministri ka akuzuar kryeministrin Edi Ramën se ka abuzuar me paratë e qytetarëve e për këtë arsye duhet të mendojë dorëheqjen. Madje Berisha paralajmëroi uniformat blu që të mos provokojnë protestuesit nesër, duke lënë të nënkuptohet se nuk mban përgjegjësi nëse situata degjeneron në dhunë. “Paralajmëroj të gjithë llojet e policive, se çdo presion, çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar, popullin opozitar, do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Është e vërtetë që vapa dhe temperaturat janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve, që vijnë të protestojnë ndaj këtij regjimi. Nesër pra është një ditë e madhe. Nesër është një ditë frymëzimi, një ditë beteje të vërtetë. Opozita zbret në shesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë”, deklaroi ai.

Noka kërcënon policinë

Ndërkohë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka paralajmëruar sot se kushdo që do të tentojë të provokojë apo shantazhojë protestuesit, të cilët nesër janë thirrur në Tiranë nga Sali Berisha, do të mbajë përgjegjësi. I ftuar në një studio televizive, Noka theksoi se ka informacione se po bllokohen qytetarët që të vijnë në Tiranë për t’iu bashkuar protestës. Ai i bëri një thirrje të fortë drejtuesve të Policisë dhe ministrit të Brendshëm, që të mos pengojnë qytetarët, pasi do të mbajnë përgjegjësi.  “Ka informacione se po bllokohen qytetarët për të ardhur në Tiranë. I bëj thirrje drejtorit të policisë dhe ministrit që në mënyrë absolute të lejojnë qytetarët të vijnë, të bëjnë detyrën përballë ligjit dhe jo përballë regjimit. Ne monitorojmë, ne do të ndjekim nga afër çdo gjë. Çdokush që do të bëjë qoftë edhe përpjekjen më të vogël për të provokuar, do të mbajë përgjegjësi. Që do të thotë, çdokush që do të përpiqet të pengojë, të frenojë e shantazhojë protestuesit, do të ketë përgjigjen e PD dhe të Fondit për Shpëtimin e Shqipërisë”, deklaroi deputeti Flamur Noka.

Spaho: Ramës i ka hyrë frika në palcë

Por edhe deputeti Edmond Spaho paralajmëron pjesëmarrje masive në protestën e sotme. Gjatë një prononcimi për mediat dje, Spaho ka renditur disa nga arsyet se përse njerëzit do të mbushin nesër sheshin, për të protestuar ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë rishikimin e çmimeve të karburanteve nga Bordi i Transparencës, deputeti e lexoi si një lëvizje që tregon frikën e Ramës. Gjithashtu, Spaho bëri edhe një thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme kundër qeverisjes. “Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën dhe bandën e tij. Nesër fillon revolta qytetarë kundër keqqeverisjes, hajdutëve, të korruptuarve, antikombëtarëve të cilët po i mbajmë në shpinë prej 9 vitesh dhe do përfundoje kur mafia të largohet nga pushteti. Të gjithë dilni në protestë të shpëtoni veten dhe të shpëtoni Shqipërinë”, nënvizoi Spaho.

LSI: Shqipëria në rrezik, qytetarët të protestojnë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka marrë dje pjesë në tryezën e tretë të organizuar nga Shoqëria Civile me prezencën e kryetarit të PD-së Sali Berisha, në takimin publik të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, në kuadër të protestës së 7 korrikut. Në fjalën e tij Braimllari ka renditur një sërë arsyesh se përse duhet të protestojmë ditën e nesërme, pasi vendi kërkon bashkimin e të gjitha energjive politike dhe jo politike kundër një regjimi të tillë i cili nuk mendon për qytetarët. Gjithashtu Braimllari ka kërkuar një pjesëmarrje masive si një reagim qytetar dhe si një detyrim moral.

Më të lexuarat