BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Politike

Berisha dhe Meta kërcënojnë Ramën se i ka ditët të numëruara, paralajmërojnë trazira në Shqipëri dhe zbulojnë se në shtator do bëjnë bashkimin e madh “Foltore”-Partia e Lirisë

Berisha dhe Meta kërcënojnë Ramën se i ka ditët të

Nuk ka asnjë dyshim që ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta janë bashkë. Gazeta “SOT” prej vitesh ka dhënë detaje dhe fakte, që tregojnë se Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dobësi për njëri-tjetrin, ndërkohë që tashmë në opozitë, kreu i “Foltores” dhe Berisha, dy aleatë të vjetër, duket se do të bashkëpunojnë sërish, por këtë herë për të organizuar një opozitë për të rrëzuar “regjimin’” e Edi Ramës, siç ata e cilësojnë. Kjo strategji është konfirmuar dje nga Meta dhe Berisha, të cilët dolën veçmas në konferenca për shtyp nga selitë e partive respektive, të cilët përveçse elozheve që thurën për njëri-tjetrin, i dërguan edhe një sërë mesazhesh të forta qeverisë dhe madje edhe ndërkombëtarëve, duke ua bërë të qartë se ata janë aty në politik dhe askush nuk mund t’i përzërë nga sistemi.

Meta kërcënon Ramën

Kështu fillimisht ka qenë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili gjatë konferencës për shtyp, theksoi ditën e djeshme se nëse drejtësia do funksiononte tashmë, sipas tij, kryeministri Edi Rama duhej të ishte në qeli. “Fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorëve është përgjigje. Nëse do ndiqnim procedurën normale dhe ligjore 14 vendime qeveri nuk do kalonin për 2 minuta, po do duheshin muaj të tërë. Edhe pse qeveria ishte paralajmëruar se po bënte shkelje. Drejtësia është nën presionin e qeverisë. Drejtësinë do ta vërë në lëvizje populli. Ne kemi pasur opozitën të kapur nga opozita. Drejtësia do të fillojë të çlirohet kur të fillojë të shikojë popullin të ngrihet. Rama do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë. Nuk është sadizëm është premtim. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në qeli. Ose do të ishte në dhomën 4, spitali 5. Me policin te dera dhe me mjekun te koka. Kujton se duke mbajtur peng drejtësinë e vendit do të përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë”, deklaroi ai.

Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën të numëruar

Ndërkohë në sinkron të plotë me Metën, ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme theksoi edhe një herë se opozita e ka shpallur armik kryeministrin e vendit Edi Rama. Ndër të tjera, Berisha theksoi se Rama e ka kohën e numëruar pavarësisht se çfarë bën. “"Opozita e ka shpallur armik Edi Ramën. Kjo është një periudhë që ai vazhdon me metodat e tij grabitqare, por kjo nuk do të thotë që ne kemi hequr dorë nga beteja. Ne do mobilizohemi dhe do t’i japim atë që meriton. Deklaratat dhe akuzat tona janë të bazuara në fakte, por kalë beteje do të jetë çështja e djegësve. Ky zotëri ka firmosur në kundërshtim me ligjin e vendit, duke pasur shkresën e Agjencisë së Prokurimeve Publike se nuk mund të firmoset, ka firmosur tenderin për të vjedhur. Ky nuk mund të shpëtojë, le të bëjë ç’të dojë. Ky i ka kohërat e numëruara dhe në mënyrë figurative djegësit atje ku djegin plehrat do të djegin qeverinë e tij. Ne i kemi të gjitha me fakte dhe dokumente. Beteja do të jetë vendimtare, tha Berisha. kryeministri mund ta ketë bllokuar drejtësinë, por jo popullin”, deklaroi ai.

Meta: Do nxisim qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore

Nga ana tjetër, Ilir Meta u shpreh se janë çdo ditë në protestë me qeverisjen dhe kanë synim që të bashkëpunojnë me të gjithë qytetarët e forcat politike që e kanë seriozisht. Megjithatë, Meta thotë se do të nxisin qytetarët për protesta paqësore e demokratike. “Ne jemi në protestë çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë dhe jemi në një aksion të ballafaqimit të përditshëm kudo dhe i nxisim të gjithë qytetarët të reagojnë në mënyrë paqësore, demokratike ndaj kësaj qeverisje që ka program shpopullimin e Shqipërisë, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive natyrore dhe gjithashtu largimin e përzënien e të gjithë të rinjve, forcave krijuese që kërkojnë një Shqipëri europiane, një Shqipëri ku shteti të mos i shtypë por të jetë në shërbim të tyre. Ky është program ynë dhe për këtë do të bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët shqiptarë e forcat politike që e kanë seriozisht. Javët në vijim do të habiteni me këto çështje duke nisur nga arbitrazhet. Do të bëjmë se s’bën të mundur ligjin për referendum. Do ta bëjmë këtë gjë patjetër”, u shpreh ai.

Berisha: Metë është opozitar të vërtetë
Por vetëm pak minuta pasi Ilir Meta, tha se do të bashkëpunonte ngushtë me Sali Berishën, ky i fundit ka lëshuar deklarata pozitive ndaj kreut të Partisë së Lirisë. Sipas Berishës, Ilir Meta është një opozitar i vërtetë dhe do të bashkëpunojë me të. Deri më tani sipas Berishës nuk janë ulur në tavolinë me Ilir Metën, por do të bashkërendojnë në çdo veprim. “Nuk jemi ulur për aksionin opozitar. Por Ilir Meta është opozitar i vërtetë. SPAK është bërë SKAP. Do të bashkërendojmë çdo veprim me Metën dhe partinë e tij. Ne i kemi të hapura gjërat ne jua themi qytetarëve”, nënvizoi Berisha.

Meta: Ka vetëm një PD dhe ajo drejtohet nga Sali Berisha

Nga ana tjetër, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë në krah të Sali Berishës, ndonëse ende nuk ka një vendim nga gjykata e Apelit për kontrollin e PD-së. I pyetur dje nga gazetarët se cilën PD njeh, Meta theksoi se njeh vetëm një Parti Demokratike dhe ajo drejtohet nga Sali Berisha. “Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD. Që është një vetëm një. Që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar. 7 Korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira të PD si parti e vlerave. Do punojmë shumë ngushtë me PD. Por edhe me PS për reformën territoriale”, nënvizoi Meta.

Më të lexuarat